LAJMI I FUNDIT:

Balotazhi për Drenasin mbahet më 18 dhjetor

Balotazhi për Drenasin mbahet më 18 dhjetor

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që balotazhi në Drenas të mbahen më 18 dhjetor. Balotazhi në Drenas do të zhvillohet në mes kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe atij të Nisma-s për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha se marrë parasysh të gjitha kompetencat ligjore të KQZ-së dhe sekretariatit, data më e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve në raundin e dytë, është 18 dhjetori, meqë data 25 dhjetor dhe 1 janar 2017, janë festa shtetërore. Ky propozim u përkrah nga shumica e anëtarëve të KQZ-së.


“Duke i marrë parasysh të gjitha kompetencat tona ligjore, si dhe duke marrë parasysh se edhe sekretariati ka gatishmëri që t’i arrijë të gjitha afatet ligjore dhe t’i përfundon të gjitha obligimet të cilat i ka në kompetencë, unë propozoi që data e raundit të dytë të jetë 18 dhjetor 2016”, tha Daka, transmeton KP.

Ajo ka mbështetur 18 dhjetorin për zgjedhje, duke marrë parasysh edhe interesin e votuesve, por edhe faktin se më 25 dhjetor dhe 1 janar nuk mund të ketë shumë vëzhgues ndërkombëtar, meqë janë festa.

“Duke marrë parasysh se data 25 dhjetor dhe data 1 janar 2017, si data kishin me qenë sipas ligjit për zgjedhjet kur do t’i binte raundi i dytë janë festa shtetërore, si dhe duke marrë parasysh edhe interesin e votuesve por edhe faktin se në këto dy data nuk do të kemi shumë vëzhgues ndërkombëtar, ne jemi të interesuar që të kemi sa më shumë vëzhgues ndërkombëtar dhe me këtë i japim kredibilitet zgjedhjeve dhe raundit të dytë”, tha Daka.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK, fillimisht propozoi që data e zgjedhjeve të jetë sa më afër dhe të mos mbahen zgjedhjet për balotazh në festat e fund vitit.

Ndërsa, Valdete Daka ka komentuar edhe zgjedhjet e mbajtura dje në Drenas, e cila tha se ka qenë një proces zgjedhor pa asnjë kuti të ri-numrit të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori