0Shares

Filozofi slloven me famë botërore, Slavoj Zhizhek, ka komentuar planin e sipërmarrësit inovator Elon Musk, për implantet në tru me të cilat njerëzit do të ndërlidhen me inteligjencën artificiale.

“Plani se truri mund të lidhet në këtë mënyrë do të krijonte një klasë të të privilegjuarve që do ruante ndjenjën e vetë-identifikimit dhe të vullnetit të lirë, e në të njëjtën kohë do të kishte kontroll të madh mbi ndërgjegjen njerëzore të lidhur me hapësirën digjitale”, thotë Zhizhek, transmeton Telegrafi.

Me synimin ambicioz që njerëzit të zhvillohen paralelisht me teknologjinë, Musk ka luajtur rol të madh në krijimin e kompanisë së re Neuralink që punon në pajisjet e tilla që mund të ngulen në tru. Megjithatë, ky plan hap dilema se kush do të kontrollonte hapësirën digjitale.

Truri do lidhet me internetin në vitin 2030 Truri do lidhet me internetin në vitin 2030

“Çështja e parë e madhe është fuqia? Kjo është një çështje mega-politike”, shprehet Zhizhek. “Nuk u besoj ëndërrimtarëve, siç është Ray Kurzweil, i cili thotë se do të jemi pjesë e trurit kolektiv. Çështja kryesore për mua është – e nuk ka asnjë përgjigje të duhur për këtë – se si do të ndikojë kjo në përvojën tonë, për veten tonë? A do të vazhdojmë ta përjetojmë veten si qenie e lirë, ose me neve do të menaxhojë një makineri digjitale pa qenë fare të vetëdijshëm për këtë”.

Futuristi kryesor në Google: Nga viti 2029 do të mund të jemi të pavdekshëm! Futuristi kryesor në Google: Nga viti 2029 do të mund të jemi të pavdekshëm!

Për Zhizhekun, ky është një plan që ka implikime të totalitarizmit, sepse “kontrolli kështu nis”.

“Nis nga shkaqet humanitare, nga sëmundjet e zemrës dhe të ngjashmet, e pastaj shpejt kalon në kontroll policor. Kompjuterët sot dinë për ne më shumë se ne për veten tonë”, thotë ai. “Po e dimë ku po shkon ardhmëria. Do të na ndërlidh e do ta kontrollojë shëndetin tonë, por edhe atë se çfarë blejmë, cilat janë qëndrimet tona politike, si votojmë etj. Ndaj, pyetja ime është e thjeshtë: Kush do t’i kontrollojë kompjuterët?”!

Sipërmarrësi vizionar, Elon Musk: Robotët do të na lënë pa punë, por shteti do të detyrohet të japë rroga! Sipërmarrësi vizionar, Elon Musk: Robotët do të na lënë pa punë, por shteti do të detyrohet të japë rroga!

Sipas tij, njerëzimi po shkon në një situatë paradoksale në të cilën do të jetë privilegj të jesh jashtë hapësirës digjitale, apo të jesh në të pa pasur nevojë për të qenë i kyçur.

“Do të jetë një ndarje e re klasore, më e fortë se e vjetra e parashikuar me teoritë marksiste: do të jetë ndarje në ata që janë të kontrolluar dhe në ata që mund të zotërojnë modelet e kontrollit digjital”, shton Zhizhek sipas të cilit revolucioni digjital jashtë lirisë është burim i shtypjes. “Nuk jam pesimist. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm se po del diçka radikale që do të ndikojnë në përvojën tonë dhe në atë se çfarë jemi ne si qenie njerëzore”. /Telegrafi/

Sllavoj Zhizhek: Fitorja e Trumpit është zgjim i mirëseardhur (Video) Sllavoj Zhizhek: Fitorja e Trumpit është zgjim i mirëseardhur (Video)

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)