LAJMI I FUNDIT:

Ballafaqimi me të kaluarën nuk është i lehtë

Ballafaqimi me të kaluarën nuk është i lehtë

Ballafaqimi me të kaluarën nuk është i lehtë, sidomos ata të cilët kanë pasur të kaluar të vështirë, të cilët kanë qenë cak i dhunës, padrejtësive e luftërave.

Kështu u tha, në punëtorinë e organizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe publikim (CRDP) dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës, me temën “E drejta për Drejtësi dhe Ballafaqim me të Kaluarën në Kosovë”, ku po marrin pjesë gjykatës e prokurorë.

Me këtë rast, ambasadori i Holandës në Kosovë, i cili bëri hapjen e kësaj punëtorie, Robert Bosch u shpreh se ata që kanë pasur të kaluar të vështirë, që kanë qenë viktima të dhunës, padrejtësive të mëdha, ata ballafaqimin me të kaluarën nuk e kanë të lehtë, transmeton KP.


“Ata që kanë pasur të kaluar të vështirë, që kanë qenë cak i dhunës, padrejtësive të mëdha, për ta ballafaqimi me të kaluarën nuk është i lehtë. Kur viktimat konstatojnë së nuk është vendosur drejtësia, në këtë aspekt flitet për pandëshkueshmëri të fajtorëve”, tha ambasadori Bosch.

Ndërsa, ligjëruesi në këtë punëtori Carlos Castesana-Fernandez, prokuror publik në Gjykatën Supreme në Spanjë tha se ballafaqimi me të kaluarën është një degë e re që është zhvilluar para rreth 40 viteve, duke filluar me eksperiencën e vendeve latine që ishin në luftëra, diktatura e forma të tjera.

“Ballafaqimi me të kaluarën ka të bëjë me mënyrën se si ne do ta rregullojmë problemin pas nesh dhe mos të lëmë probleme të pazgjidhura sepse probleme do të dalin në sipërfaqe më vonë. Si mund ta bëjmë këtë me veglat e ligjit ndërkombëtare që mund të zbatohet kudo. Ballafaqimi me të kaluarën është një degë e re e ligjit ndërkombëtarë që është zhvilluar prej 30 apo 40 vjetësh dhe është një periudhë tepër e shkurtër në zhvillimin e kulturës ligjore por filloj me eksperiencën e vendeve latine në vitet 70 apo 80 me vendet që kishin kaluar lufta, diktatura serioze”, tha Castesana.

Ai tha se në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën janë zhvilluar katër parimet kundër pandëshkueshmërisë. E drejta për të ditur (për krimet, fajtorët), e drejta për drejtësi, e drejta për reparacion dhe garancia e mos përsëritjes. Sipas tij, këto katër shtylla janë vegla që duhet të zbatohen rast pas rasti.

E Lavdim Krasniqi nga Instituti Gjyqësor i Kosovës tha se IGJK-ja organizon aktivitete të ndryshme në mbështetje të kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Në këtë drejtim ne kemi një bashkëpunim të mirë me organizata të ndryshme ndërkombëtare. Kisha me theksuar në veçanti përmes ambasadës holandeze, që i është dhënë përkrahje IGJK-së në vazhdimësi sidomos në përgatitjen e programeve për gjyqtarë dhe prokuror të rinj dhe kjo është bërë përmes ekspertizave të ndryshme me karakter ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, çështjet që i përcjellin shoqëritë pas luftërave janë të ndjeshme dhe kërkojnë një vëmendje të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori