Baleti Kombëtar i Kosovës luajti fragmente nga premiera e shfaqjes “Drejtës Tranzicionale” në auditoriumin e RIT Kosovë (A.U.K)
Valltarët nga Baleti Kombëtar të Kosovës luajtën fragmente të “Drejtësisë Tranzicionale”, performancë kjo e re dhe e fuqishme në repertorin e Baletit të Kosovës, e shfaqur si premierë në auditoriumin e RIT Kosovë (A.U.K).
Këtë aktivitet e koordinoi profesori Mark Baskin për studentët e politikave publike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekonomisë. Në të morën pjesë edhe aktivistët e iniciativës S’Bashku, klubi studentor që ka për qëllim të gjej një alternativë tolerante ndaj ekstremizmit.
Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, prezantoi punën. Koreografja mysafire, Christina Coleman, foli për tregimin themelor që shpiu deri tek performanca “Drejtësi Tranzicionale”.
Absolventi i RIT Kosovë (A.U.K), Etrit Haxhiu, editoi dhe projektoi një video 12 minutëshe të shfaqjes. Dhe Sinan Kajtazi, Vjollca Llugiqi dhe Mimoza Bytyqi performuan një fragment të bukur dhe prekës të shfaqjes.
Performanca demonstroi se shprehja artistike është shpesh mediumi më efektiv përmes të cilit mund të adresohen çështje të vështira dhe përmes së cilit mund të bëhen deklarata të fuqishme në lidhje me drejtësinë.
Christina Coleman shpjegoi se “Drejtësi Tranzicionale” paraqet shoqëritë që kërkojnë shërim dhe pajtim në komunitete që janë ndarë dhe janë në kërkim të një mënyre për të arritur llogaridhënien dhe faljen.
Mundohet të hap rrugë në shtjellimin e pyetjeve si: a kemi fuqi për t’u rindërtuar dhe për t’u shëruar?
A mund të shmangim një cikël të përgjegjësisë dhe dënimit?
Kjo pjesë është frymëzuar njerëz dhe ngjarje të vërteta në komunitetet në mbarë botën, duke përfshirë Kolumbinë, Guatemalë, Liberinë, Sierra Leonin, Somalinë dhe vendet tjera të konflikteve.
Pas mizorive, drejtësia tranzicionale u vu në shërbim për të ndihmuar njerëzit të vijnë përpara për të ri-ndërtuar marrëdhëniet e tyre, komunitetet e tyre dhe vendet e tyre.
Kjo pjesë e baletit merr një udhëtim nëpër jetën e disa njerëzve, duke shëtit nëpër kohë dhe duke tentuar të ndriçoj marrëdhëniet e tyre të ndërlikuara, tradhtitë, traumat, frikën, dëshirat, momentet e fuqizimit dhe më në fund faljen.
Drejtori i Baleti Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj përshkroi edhe sfidat që prekin vallëzimin në Kosovë që nga themelimi i institucionit në vitin 1970 e deri më sot. Ai tha se vallëzimi i brezit të ri sot ka përfituar nga bashkëpunimi me koreografë nga mbarë bota: si nga nga Amerika, Kuba, Franca, Rusia, Gjermania, Hungaria, Kina dhe shumë vende të tjera.
“Drejtësi Tranzicionale” është performanca e 38-të që nga paslufta. Ai tha se baleti është një gjuhë ndërkombëtare: “ngase secila shfaqje baleti tregon një histori të veçantë dhe secili stil i valles ka mënyrën e vet të treguar historinë në gjuhën që mund të kuptohet në të gjithë botën.”
Profesori Mark Baskin përfundoi ngjarjen me thënjen se “Shfaqja ‘Drejtësi Tranzicionale, e performuar nga Baleti Kombëtar i Kosovës, dhe diskutimi që pasoi, la një përshtypje të thellë në komunitetin e RIT Kosovë (A.U.K)”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
PO NDIHEM NË TË NJËJTËN MËNYRË
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën