LAJMI I FUNDIT:

“Balena e kaltër”, djaloshi 15-vjeçar filmon veten gjatë vetëvrasjes

“Balena e kaltër”, djaloshi 15-vjeçar filmon veten gjatë vetëvrasjes

“Balena e kaltër” është shndërruar tashmë në terrorin e të gjithë prindërve në të gjithë botën, pasi viktima të saj bien fëmijë në moshë të pubertetit dhe gati në adoleshencë. Viktima më e fundit është një 15-vjeçar nga Teksasi, transmeton tabloid.al.

Prindërit e Isaiah Gonzales kanë rrëfyer ngjarjen për djalin e tyre 15 vjeçar, i cili vrau veten si pjesë e lojës së çmendur në internet. Jorge Ginzales po ecte drejt dhomës së të birit gjatë të shtunës në mëngjes dhe e gjeti atë të vdekur në dollapin e rrobave. Afër tij gjendej telefoni i tij, i cili po xhironte gjithë kohës.

Prindërit besojnë se vetëvrasja e djalit të tyre ishte pjesë e lojës “Balena e kaltër”, e cila po përfshin viktima nga gjithë bota dhe konsiderohet lojë shumë e rrezikshme. Babai i viktimës së fundmi kishte lexuar një raport për këtë lojë dhe i pyeti fëmijët nëse dinin ndonjë gjë për këtë.

“Bëhej fjalë për diçka djallëzore, dhe djali im nuk mund të ishte pjesë e kësaj”, tha ai.Isaiah i tha babit të tij që kishte dëgjuar për këtë lojë por kurrë nuk do të ishte pjesë e saj. Por, ditën e vdekjes së tij, ata gjetën fotografi, të cilat ai u kishte dërguar shokëve të tij, gjatë niveleve të “Balenës së kaltër”, duke e treguar se fundi i saj është vetëvrasja. Ata e menduan këtë si shaka ndaj dhe nuk i treguan askujt.

Pas vdekjes së të birit, familja u bënë thirrje prindërve që të kenë sa mëshumë kujdes me fëmijët dhe lojën e rrezikshëm që u mori jetë qindra fëmijëve.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori