LAJMI I FUNDIT:

Bale refuzon krahasimin me Giggsin

Bale refuzon krahasimin me Giggsin

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, ka folur për bashkëvendësin e tij Ryan Giggs, duke zbuluar se ai ishte heroi i tij kur ishte fëmijë.

Anësori i Los Blancos ka refuzuar të krahasohet me ish-yllin e Manchester Unitedit, pasi niveli i Giggs është te legjendat dhe aktualisht fokusi i Bales nuk është të rritet individualisht.


“Ryan Giggs ishte heroi im, mënyra se si ai luante, unë jam rritur duke e shikuar atë”.

“Edhe pse John Charles ishte pak para meje, kam dëgjuar shumë histori dhe kam parë mjaft imazhe të vjetra, kam folur shumë edhe me Cliff Jones te Tottenhami vetëm për të ditur se legjendar ishte ai”.

“Më të vërtetë nuk e mendoj vetën në këtë mënyrë. Po mundohem të bëjë më të mirën për vendim tim, po mundohem të dërgoj vendim tim në nivelin më të mirë. Në rast se unë personalisht arrij në nivelet e atilla do më vinte mirë, por nuk është fokusi im”, ka thënë Bale për WalesOnline. /Telegrafi/