LAJMI I FUNDIT:

Bale i paprekshëm për Real Madridin

Bale i paprekshëm për Real Madridin

Shumë u fol se Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi, por hierarkia e klubit dhe Zinedine Zidane e shohin si të pashitshëm uellsianin. 

Ai ka munguar në shumë ndeshje në sezonin e kaluar dhe kjo ka bërë që të ketë shumë thashetheme për anësorin.


Ai e nisi mirë sezonin, por në një ndeshje në Lisbonë pësoi një dëmtim të madh dhe që nga ajo kohë lëndimet nuk iu larguan.

Pasiguria e të ardhmes së Cristiano Ronaldos në Madrid ka bërë që ish-lojtari i Tottenham Hotspur, ta ketë fjalën kryesore.

Marrëveshja e Bale në Bernabeu është deri në vitin 2022, ndërsa uellsiani sapo e ka nënshkruar vazhdimin e kontratës.

Për të ka interesim nga Paris Saint-Germain dhe klubet e Ligës Premier, por duke se të gjitha ofertat do të refuzohen.  /Telegrafi/