LAJMI I FUNDIT:

Bale i ngazëllyer me het-trikun e parë

Bale i ngazëllyer me het-trikun e parë

Mbrojtësi anësor i Tottenhamit, Gareth Bale, është shprehur i entuziazmuar për het-trikun e tij të parë në Ligën Premier.

Spursat shënuan fitore prej 4-0 kundër Aston Villas, ndërsa uellsiani shënoi tre nga katër golat e takimit, golin tjetër e realizoi Jermain Defoe.

“Ishte e shkëlqyeshme të shënoja gola dhe het-trikun tim të parë në Ligën Premier, por më e rëndësishme ishte fitimi i tri pikëve”, ka shkruar Bale në Twitter.


Tottenhami mban pozitën e katërt në tabelë me dy pikë më pak se Chelsea në vend të tretë, por Blutë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/