LAJMI I FUNDIT:

Bale: Do të doja të isha sa gjysma e Ronaldos

Bale: Do të doja të isha sa gjysma e Ronaldos

Anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, ka përsëritur admirimin e tij për superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Mënyra si luan, mendoj se është futbollisti më i mirë në botë… Ai është një pikë referimi për të gjithë lojtarët që duan të bëhen po aq të mirë sa ai”.

“Teknika e tij e gjuajtjeve të lira po ka sukses dhe ai shënon shumë gola dhe gola të mëdhenj… Ai është në një tjetër planet, i veçuar nga Messi”.


“Ai është nga lojtarët që të gjithë duan të bëhen dhe unë do të doja të isha sa gjysma e tij”, u ka thënë uellsiani gazetarëve. /Telegrafi/