LAJMI I FUNDIT:

Balaj lirohet nga Burgu i Dubravës

Balaj lirohet nga Burgu i Dubravës

Paneli për lirimin me kusht ka marrë vendimin që ta lirojë nga dënimi Idriz Balajn, i cili ishte dënuar për krime lufte në vitin 2002. Me këtë rast paneli i ja ka falur dy vite e gjysmë nga koha e dënimit të mbetur.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar kordinatori i Panelit për lirime, Bedri Duraku.

Balaj ishte i arrestuar nga Gjykata e Hagës së bashku me ish-kyeministrin Ramush Haradinaj dhe Lahi Brahimajn, të cilët u liruan kohë më parë.


Për dallim nga Haradinaj e Brahimaj, Balaj – pas lirimit nga Haga – iu desh që të “niset” në Dubravë.

Avokati i tij mbrojtës ka thënë më parë për KK se nuk ka logjikë që ai të mbahet në burg me akuzat e njëjta për krime nga të cilat në Hagë u shpallë i pafajshëm.

Një dënim i vitit 2002, nga një gjykatë vendore, bëri që Balaj të mos e shijojë deri tash lirinë e tij. /Telegrafi/