LAJMI I FUNDIT:

Bajrami takon pronarët e shtëpive që i lëshuan për shkolla në vitet e 90-ta

Bajrami takon pronarët e shtëpive që i lëshuan për shkolla në vitet e 90-ta

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka takuar përfaqësuesit e Këshillit iniciues për projektin e realizimit të mësimit shqip në shtëpitë-shkolla në vitet e ‘90-ta.

Ky takim u zhvillua në kuadër të shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje ku ishin  prezentë disa pronarë të  shtëpive-shkolla nga komuna e Prishtinës, si dhe drejtues të arsimit në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Bajrami ka shprehur falënderimet për sakrificën e pronarëve të shtëpive-shkolla dhe të gjithë atyre të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor të kësaj periudhe, duke bërë që sistemi arsimor në Kosovë të mbijetojë.

Ministri Bajrami tha se janë në një moment kujtese dhe krenarie për rolin që ka pasur mbijetesa e arsimit shqip për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“20 janari i vitit 1992 është një moment kthese, mbijetese dhe rezistence, të cilin duhet ta kujtojmë për t’u treguar gjeneratave të reja, për rrugën që ka kaluar sistemi arsimor. Nëse në kushte të mbijetesës është mbajtur gjallë arsimi shqip, sot kemi për detyrë që në kushte lirie, të ndërtojmë në arsim cilësor, sepse edukimi cilësor është hap për përparimin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ministri Bajrami, ndërsa ka kujtuar edhe veprën e protagonistëve të mbijetesës së arsimit, të cilët më nuk jetojnë.

Ministri Bajrami ka bërë të ditur se, Projektligji për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta tashmë është finalizuar dhe me përkrahjen e plotë të Ministrisë së Arsimit, në këtë ligj periudha e organizmit të mësimit nëpër shtëpitë-shkolla do të zë vendin e merituar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori