LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Sfida e bizneseve mbetet kualiteti i produkteve

Bajrami: Sfida e bizneseve mbetet kualiteti i produkteve
-->

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në një ligjëratë të hapur në Kolegjin Iliria, ka treguar për sfidat me të cilat po ballafaqohen bizneset, si dhe sukseset që ka pasur ministria brenda dy viteve të fundit.

Ajo në ligjëratën me temë “Ambienti i biznesit dhe kontributi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e tij”, ka thënë se ambienti i biznesit nuk është përgjegjësi vetëm e ministrisë por e të gjithëve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se sektori privat ka mjaft sfida si rezultat i CEFTA-s.

“Sfidat kryesore janë pikërisht konkurrenca e madhe që e kemi si rezultat edhe i CEFTA-s, por edhe marrëveshjeve tjera. CEFTA nuk mund të krahasohet me MSA-në për shkak se MSA është një marrëveshje e tregtisë së lirë asimetrike, duke ofruar qasje të lirë në tregun e BE-së, mirëpo produktet e BE-së që vijnë në vendin tonë do të lirohen në një periudhë dhjetë vjeçare, ndërkohë që CEFTA ka qenë një marrëveshje komplet e lirë duke u ofruar qasje në tregun tonë pa negociuar asnjë produkt”, tregoi ajo.

Bajrami ka deklaruar se sfida kryesore e ndërmarrësve mbetet orientimi nga tregu, kualiteti i produkteve dhe shërbimeve dhe ka inkurajuar bizneset dhe asociacionet që të kenë një bashkëpunim më të madh. /kp/