LAJMI I FUNDIT:

Bajrami e vlerëson të ngutshme kërkesën për bashkim me Shqipërinë

Bajrami e vlerëson të ngutshme kërkesën për bashkim me Shqipërinë

Njëri prej hartuesve të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, vlerëson se është e ngutshme çdo nismë për ndryshimin e Neni 1. 3. të Kushtetutës së Kosovës, i cili ndalon bashkimin me ndonjë vend tjetër. Bajrami, që është deputet i PDK-së, ka deklaruar për Telegrafin se ky do të ishte hapi i fundit, sepse aktualisht nuk ka mbështetje politike për këtë synim që aktualisht mbështet fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bajrami ka shpjeguar se për çdo ndryshim të Kushtetutës nevojitet të ketë miratimin e dy të tretave të deputetëve të shumicës dhe të shumicës së deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.

“Ndryshimin e Kushtetutës mund ta kërkojë presidenti, kryeministri apo një grup prej 30 deputetësh”, ka shpjeguar Bajrami, i cili udhëheq Komisionin për Ndryshime Kushtetuese.


Çështja e mbajtjes së një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është aktualizuar së fundi, pasi që Aleanca Kuq e Zi ka bërë një kërkesë të tillë në Komisionin Qendror Zgjedhor në Shqipëri.

Ndërsa, është vlerësuar se mbajtja e një referendumi të tillë në Kosovës ka një pengesë kushtetuese, për shkak se Neni 1. 3. sanksionon se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori