LAJMI I FUNDIT:

Bajram Rexhepi përcillet për në banesën e fundit (Foto/Video)

Bajram Rexhepi përcillet për në banesën e fundit (Foto/Video)
-->

(E plotësuar) Me nderime te larta shtetërore, qytetarë nga Mitrovica dhe Kosova, sot pasdite i dhanë lamtumirën e fundit kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi në varrezat e fshatit Shipol.

Kryetari i PDK-së, Kadri Vesli me këtë rast tha sot janë këtu për t’u ndarë nga një njeri të madh si ish kryeministër.

“Kemi humbur njeriun i cili veshi uniformën e UÇK-së për shërimin e tyre si kirurg. Duhet të ndiqet ky shembull i Rexhepit për të çuar vendin përpara. Sa herë të flitet për emrin e tij do të flitet edhe për Mitrovicën. Nga sot Rexhepi është monument i shtetit të Kosovës”, tha Veseli.

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës tha në ceremoninë e varrimit të Rexhepit se Rexhepin e ka njohur në kohërat më të vështira si mantel bardhë.

“Rexhepi ishte një njeri që ka dëshiruar lirinë dhe bashkimin e këtij vendi”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se ndër atributet e tij Rexhepi ishte edhe njeri i unitetit, i cili bëri shumë për vendin.

“Rexhepi e deshi Mitrovicën i ndihmoi edhe mitrovicasve si kirurg, për ushtarët e lirisë dhe qytetarët e saj”, tha kryetari i Mitrovicës.

Bahtiri propozoi që  rrugës nga liqeni akumulues t’i vihet emri ‘ Bajram Rexhepi’./Telegrafi/

——————————————————————————————————-

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës për të përcjell për në banesën e fundit ish-kryeministrin, Bajram Rexhepi.

Për nder të tij, është organizuar një ceremoni e lartë shtetërore nën patronatin e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë shumë figura publike ndër ta edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli.

Ndryshe, Rexhepi ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së djeshme në moshë 63 vjeçare, pasi ka qëndruar në koma që nga muaji prill./Telegrafi/