LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Largohem nga AKR-ja, nëse bën koalicion me PDK-në

Bahtiri: Largohem nga AKR-ja, nëse bën koalicion me PDK-në

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka thënë se nëse partia e tij bën koalicion me PDK-në, ai do të largohet nga AKR-ja.

“Unë do ta mbrojë mendimin tim deri në fund, unë jam për ta luftuar të keqen. Ne do të marrim vendim të përbashkët, por në nëse AKR-ja shkon me PDK-në, Pacolli, Agim Bahtirin nuk do ta ketë më”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.


Tutje Bahtiri, ka thënë se “Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet”.

“Unë i përkrahi të rinjtë, ata i kanë 70% të rinj – ata e kanë një frymë për ta mundur të keqen. Po mendoj se AKR duhet ta ketë këtë qëndrim, që të shkoj në këtë drejtim”, tha ai.

Bahtiri ka thënë se partia e tij nuk është duke negociuar për një koalicion paszgjdhor me koalicionin PDK-AAK-NISMA.

“Jo, asnjë diskutim nuk është bërë në këtë drejtim.  Dje jam takuar me Behgjet Pacollin, kemi diskutuar gjatë për këtë çështje, është punë e kryer ne nuk shkojmë në koalicion ku janë Partia Demokratike të Kosovës”, ka thënë Bahtiri, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Unë do ta jap pëlqimin tim për të shkuar në PDK – ky opsion do të dështojë gjithmonë”, tha ai.

Tutje Bahtiri ka thënë se vendimet do t’i marrin si koalicion dhe jo në mënyrë individuale.

“Ne jemi koalicion dhe si koalicion do t’i marrim vendimet. Vendimet do t’i marrim pasi të certifikohen zgjedhjet dhe kur ta diskutojmë sa deputetë i kemi. Pastaj do të ulemi dhe do të diskutojmë se cilit grup apo parti do t’i bashkangjitemi”, tha ai. /Klan Kosova/