LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Kjo është arsyeja pse LDK-ja po ‘blindon’ krijimin e institucioneve

Bahtiri: Kjo është arsyeja pse LDK-ja po ‘blindon’ krijimin e institucioneve

Zëvendëskryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për neglizhimin që është duke i bërë partisë të cilën e drejton Behgjet Pacolli.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka thënë se subjekti i Isa Mustafës po zvarrit me qëllim krijimin e institucioneve. Bahtiri këtë ‘blindim’ të LDK-së e lidhë me zgjedhjet lokale, të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti.


Numri dy i AKR-së nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të kenë një bashkëpunim bashkëqeverisje tjetër.

“Apelojmë sidomos LDK-në që t’i ndihmojnë procesit dhe të dalim prej kësaj situate. Unë kam biseduar me z.Mustafa dhe z.Kurti por kryesisht është çështja që është z.Pacolli e ka dhënë afatin dhe të shohim si po veprojnë. S’mundem me paragjyku çka do të ndodhë por ne jemi në koalicion dhe nuk do ta tradhtojmë asnjëherë. Por, nëse LDK-ja dëshiron që t’i mban peng institucionet derisa të mbahen zgjedhjet lokale dhe pastaj të fillojë procedurat tjera për të bërë qeverinë, ne nuk do të tolerojmë absolut një gjë të tillë”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo i bie që AKR-ja të shikojmë se çka do të ndodhë në të ardhmen.

“S’po paragjykojë asgjë por do të shikojmë pozicionin tonë që ne nuk dëshirojmë të jemi me askënd në koalicion ku s’kemi ndikim. Ne nuk e kemi luksin të presim edhe më tutje dhe mos të themelohen institucionet e vendit”, ka thënë ai.

Në fund, Bahtiri tregon se subjekti i tij do të mundohet me çdo mjet që të bëj ndihmesën për formimin e institucioneve që sa më parë të ndërtohen dhe se AKR-ja nuk do të lejojn që dikush ta kushtëzojë për teke.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori