LAJMI I FUNDIT:

Badelj afër transferimit në La Liga

Badelj afër transferimit në La Liga
Badelj mund t'i bashkohet Romës

Milan Badelj duket se po kalon momentet e fundit te Fiorentina.

Mesfushori kroat pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta të rëndësishme.


Së fundmi Atletico Madrid është futur fuqishëm në garë për lojtarin dhe ka gati një ofertë për transferimin e tij.

Atletico ofron 15 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Përfaqësueses së Kroacisë.

Ish-anëtari i Hamburgut është duke u kërkuar edhe nga Lazio, Everton dhe Valencia.

28-vjeçari ka kontratë me Fiorentinën deri në qershor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/