LAJMI I FUNDIT:

Babai i viktimës në Vlorë: Ma vrau djalin kot, u end i lirë 4 vjet

Babai i viktimës në Vlorë: Ma vrau djalin kot, u end i lirë 4 vjet

Asqeri Isufaj, babai i Sokol Isufajt që mbeti viktimë në masakrën në plazhin e Vlorës, u shpreh dje se ndihet më i lehtësuar që vrasësi i të birit nuk është më i lirë. 

Sipas tij, kishte pritur prej kohësh që drejtësia të funksiononte për të birin e vrarë.


“Sot le të themi se ndihem pak më i lehtësuar. Të paktën autori nuk është i lirë se mua djali s’më kthehet më… Por mënyra se si e qysh u vra, nuk gjej dot fjalë që ta them. Unë si baba i Sokolit, që mbeti viktimë në atë tragjedi, kam një keqardhje për dënimin e atij personit tjetër që e kërkoi vrasësin për ndihmë. Edhe ai duhej të dënohej me burgim të përjetshëm. Gjykata nuk ka vepruar drejt. Këtu ka pasur ndërhyrje nga njerëzit e tij”, u shpreh Isufaj.

Sipas tij, autori ka lëvizur i lirë për kaq vjet.

“Si duket, për të mos thënë 100 për qind, e ka ndier veten të rrezikuar atje ku ka qenë dhe përpara Vitit të Ri ka ardhur në Shqipëri, pasi ma merr mendja nuk ka pasur shumë kontrolle edhe për festa. Megjithatë, unë falënderoj policinë që e kapi. Dhimbja, mua dhe familjes sime, nuk na ikën asnjëherë, sepse nuk kishte asnjë arsye të më vritej djali. Sikur të kishte një gabim të vogël djali im, unë nuk do të isha kaq i helmuar, por nuk kishte asnjë gabim, ai kishte shkuar të bënte plazh. Sot ma kanë hequr pak dhimbjen e djalit të ikur”, u shpreh babai i të ndjerit Isufaj. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori