LAJMI I FUNDIT:

Babai var veten dhe vajzën e tij 11 muajshe dhe i transmeton vdekjet e tyre në Facebook (Foto)

Babai var veten dhe vajzën e tij 11 muajshe dhe i transmeton vdekjet e tyre në Facebook (Foto)

Një baba transmetoi momentin e varjes së tij dhe të vajzës së tij 11 muajshe në Facebook, pasi kishte akuzuar të dashurën e tij për mashtrim.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Wuttisan Wongtalay i cili më parë thuhet se kishte kërcënuar për ta vrarë të dashurën Jiranuch Trirat.


Pas kësaj, ajo kishte ikur nga shtëpia, duke e lënë atë me vajzën e tyre.

Trirat, 21 vjeçe, u ka thënë medieve të huaja: “Në orën 3 të mëngjesit ai e ka kontrolluar telefonin tim dhe ka kërcënuar se do të më vrasë”.

Wongtalay, 20 vjeç, vrau vajzën Beta në një ndërtesë të braktisur në Phuket, Tajlandë përpara se të kryente vetëvrasje. Policia më vonë gjeti babain dhe vajzën, të varur. /Telegrafi/