LAJMI I FUNDIT:

Babai shpëton të birin nga vetëvrasja, bien të dy nga ballkoni – por mbijetojnë

Babai shpëton të birin nga vetëvrasja, bien të dy nga ballkoni – por mbijetojnë
-->

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasdite e sotme në kryeqytet, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Një i ri 33-vjeçar, në kushtet e depresionit ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga ballkoni i banesës në katin e tretë ku ai banonte.

Por, veprimi i të riut me iniciale J.K, i ka rënë në sy babait të tij, V.K, 64 vjeç, i cili ka nxituar ta ndalojë.

Gjatë përpjekjes për të mbajtur djalin që të mos rrëzohej, ata kanë rënë nga ballkoni të dy babë e bir, transmeton BalkanWeb.

Fatmirësisht, ata kanë rënë në tarracën e katit të parë, edhe pse kanë pësuar dëmtime jo të vogla nga rrëzimi.

Babë e bir janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa, Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.