LAJMI I FUNDIT:

Babai që u zhduk para 23 vitesh, gjendet duke jetuar me familje tjetër (Foto)

Babai që u zhduk para 23 vitesh, gjendet duke jetuar me familje tjetër (Foto)

Richard Hoagland nga Shtetet e Bashkuara, e kishte braktisur bashkëshorten dhe katër fëmijët, që të krijonte një familje tjetër rreth 1,600 kilometra më larg.

Për më se 20 vjet, ai kishte jetuar një gënjeshtër, pasi e ka marrë emrin e një peshkatari të vdekur dhe është martuar me një grua tjetër, transmeton Telegrafi.


Linda Iseler, gruaja tij e dytë pasi e para i kishte vdekur, si dhe katër fëmijët nga të dy martesat mendonin se ai kishte vdekur shumë kohë më parë.

Andaj, e veja tij ishte shokuar kur ka kuptuar nga një detektiv privat, se burri saj tash 63-vjeçar është i gjallë dhe në mbajtje.

Hoagland ishte zhdukur në vitin 1993, duke e lënë gruan dhe fëmijët, të vetmuar në shtëpinë e tyre në Indiana.

Prej atëherë, është vendosur në një qytezë të Floridës ku është prezantuar si Terry Symansky, një peshkatar që është mbytur më 1991. Ai është martuar me një grua të njohur si Mary, me të cilën ka një fëmijë.

Por, ai është gjurmuar kur familja Symansky e kanë përdorur një ueb-faqe që merret me historinë e paraardhësve, ku ka rezultuar se Terry është martuar sërish dhe ka fëmijë.

Me ngjarjen tani po merret Policia, ndërsa detajet nuk bëhen të ditura për shkak se çështja është nën hetime.

Mësohet se ai ka pasur ‘probleme familjare’ dhe është larguar, ndërsa po akuzohet për ndryshim identiteti dhe pritet që së shpejti të del para drejtësisë. /Telegrafi/

Richard Hoagland
Richard Hoagland

Peshkatari Terry Symansky
Peshkatari Terry Symansky