LAJMI I FUNDIT:

Babai lë vajzën 20 vjeçe të mbytet në det, nuk i lejoi shpëtimtarët ta nxjerrin nga uji

Babai lë vajzën 20 vjeçe të mbytet në det, nuk i lejoi shpëtimtarët ta nxjerrin nga uji

Në plazh të Dubait ka ndodhur diçka e tmerrshme. Një burrë nga Azia e ka parë se si vajza e tij, e cila kishte 20 vjet, po ngulfatej në ujë.

Për ta bërë edhe më të tmerrshme këtë ngjarje, ai i ka thënë “po” vdekjes së vajzës, duke mos i lejuar shpëtimtarët ta nxjerrin nga uji.

Fizikisht i ka ndaluar shpëtimtarët të hyjnë në ujë. Si arsyetim për këtë ndalim tijin ai ka thënë se vajza ka qenë jo e ndershme, pasi që meshkuj të huaj e kanë prekur në plazh, transmeton gazetametro.

Personi për momentin është i panjohur, por ai është arrestuar dhe për të tashmë janë përgatitur padi për të, sepse me ndikimin e tij ai automatikisht ka sjell vdekjen e vajzës.

“Ky person ka sjell gruan dhe fëmijët në plazh që të kalojnë momente të mira në piknik. Fëmijët kanë qenë në ujë në momentin kur 20 vjeçarja ka filluar të ngulfatet, ka bërtitur dhe ka kërkuar ndihmë”, ka thënë zëvendësdrejtori i policisë në Dubai, Ahmed Bourguiba.

“Dy shpëtimtarë kanë qenë në plazh dhe kanë vrapuar që të shpëtojnë vajzën. Babi i saj është një burrë i gjatë dhe i fuqishëm, ai ka filluar të grindet me ata dy, i ka tërhequr zvarrë dhe i ka ndaluar ta ndihmojnë, mbi të gjitha ai është bërë shumë i dhunshëm me ata dy. Më ka thënë që më shumë dëshiron që ta ketë vajzën të vdekur, se ta prekin meshkuj të huaj”, ka vazhduar të tregoj zëvendës drejtori.

Ai gjithashtu ka thënë që ky ishte njëri ndër incidentet që kurrë nuk do ta harroj.

“Më ka shokuar edhe mua edhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e këtij rasti”, ka thënë Bourguiba.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori