LAJMI I FUNDIT:

‘Aziatikët’ e Përfaqësueses së Kosovës, nga Evropa në tokën e milionave dhe spektaklit të Lindjes (Foto)

‘Aziatikët’ e Përfaqësueses së Kosovës, nga Evropa në tokën e milionave dhe spektaklit të Lindjes (Foto)
????????????????????????????????????
-->

Parat e lindjes janë bërë të ëmbla për futbollistët e mbarë botës.

Tregu i Azisë me shtete si Kina, Malajzia, por edhe Izraeli (edhe pse luan në Evropë garat), Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda, Katari e shumë shtet nga ky kontinent janë bërë burim i parave dhe destinacion i futbollistëve kosovarë.

Sot pesë lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës tashmë luajnë në Azi.

I freskët është edhe rasti i Arsim Prepollin që dikur bënte karrierë në Iran me Aluminium Hormozgan. Ai ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

Kur Prepolli luante në Iran (I dyti poshtë)

Tani Liridon Krasniqi, Faton Toksi, Enis Alushi, Erton Fejzullahu dhe Bajram Nebihi luajnë në kampionatet aziatike.

Përzgejdhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, thotë se është e drejtë e lojtarëve të zgjedhin të ardhmen dhe do të jenë nën vëzhgim të tij.

“Është e drejtë e gjithë secilit të shkojë nëpër çfarëdo lige që duan. Personalisht kisha pasur dëshirë t’i kem të gjithë në Liga Evropiane, sidomos në pesë ligat më të forta. Unë i respektoj zgjedhjet e tyre pasi secili kërkon fatin e tij”.

Bunjaku e pranon që ofertat e mëdha që vijnë nga këto vende i bëjnë lojtarët të kalojnë atje.

“Mendoj që edhe ofertat e larta financiare të skuadrave aziatike kanë bërë që lojtarët të vazhdojnë karrierën atje. Edhe pse janë duke luajtur në Azi, unë i ndjek rregullisht ndeshjet e tyre dhe ata janë futbollistë të Përfaqësueses si gjithë të tjerët”, ka deklaruar Bunjaku për Telegrafin.

Krasniqi: Kushtet, por edhe ambientimi i mirë më bëjnë të qëndrojë në Malajzi

Liridon Krasniqi është kthyer në sensacion me klubin e tij Kedah ku shpesh shënon gola të bukur. Ai është idhuj i tifozëve.

Krasniqi karrierën e ka nisur me të rinjtë e Bayern Munich, ndërsa ka qenë pjesë  edhe e Mlada Boleslav, Ankaraspor dhe Fetiyespor.

Liridon Krasniqi është lojtari më i dashur i tifozëve të Kedah në Malajzi

“Fillimisht në Malajzi kam shkuar për të provuar një aventurë të re larg Evropës. Me kalimin e kohës jam ambientuar shumë mirë në Malajzi. Nuk është kampionat i fortë si ligat evropiane, por cilësia ekziston. Këtu kanë luajtur edhe lojtar të mëdhenj si  El Hadji Diouf dhe Pablo Aimar”.

Në prani të 200 mijë tifozëve, futbollisti kosovar ngritë Kupën e shtetit me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar (Foto)
Lexo po ashtu Në prani të 200 mijë tifozëve, futbollisti kosovar ngritë Kupën e shtetit me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar (Foto)

“Jam ambientuar me kampionatin, klubin dhe jetën. Ndikim kanë edhe kushtet financiare pasi janë shumë të mirë. Kjo është një prej arsyeve që e kam vazhduar kontratën edhe pse kam pas oferta nga klubet në Evropë, por shkaku që jam mirë i kam refuzuar”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Të premtën Krasniqi do të luajë ndeshjen e Superkupës me skuadrën e tij Kedah.

Toski, Fejzullahu, Alushi e Nebihi

Pjesë e kampionatit në Malajzi do të jetë edhe Faton Toski.

Mesfushori i Kosovës, që kishte bërë karrierë në Gjermani me klube si Eintracht Frankfurt, VfL Bochum e FSV Frankfurt iu desh të luajë gjashtë muaj me Laçin në Shqipëri.

Toski gjatë prezantimit me skuadrën e re në Malajzi

Ai ka nënshkruar tashmë me skuadrën elitare në Malajzi me emrin Perak. Futbolli në këtë vend është në rritje dhe tifozët e paratë nuk mungojnë.

Erton Fejzullahu është sulmuesi i Kosovës që ka luajtur në tri takime. Ai nga viti 2014 luanë në Kinë, ndërsa ishte edhe pjesë e Suedisë për një kohë.

Këta janë top 10 lojtarët që mund të luajnë ende për Kosovën (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë top 10 lojtarët që mund të luajnë ende për Kosovën (Foto)

Fejzullahu ka bërë karrierën në skuadra si Mjallby AIF, NEC Nijmegen, Randers FC e Djurgardens IF.

Fejzullahu feston golin në Kinë

Ai fillimisht shkoi te Beijing Guoan ku nuk qëndroi keq me paraqitje dhe gola. Ai u huazua për një vit te Dalian Transcendence, ku është edhe tani.

Zëvendëskapiteni i Kosovës, Enis Alushi, dje është larguar nga Nurneberg dhe ka kaluar në Izrael te skuadra e Maccabi Haifas.

Alushi e Toski me fanellën e Kosovës

Ai ka nënshkruar për gjashtë muaj. Alushi ndër vite ka qenë pjesë e skuadrave gjermane Koln, Wehen, Paderborn, Kaiserslautern, St. Pauli e Nurnberg.

Edhe Bajram Nebihi e ka vazhduar karrierën në këto vende. Ai luan në Tailandë pasi një aventure me Inter Turkun e Shefki Kuqit.

Nebihi tani luan në Tailandë

Nebihi ka nënshkruar për Ubon UMT United.

Rasti Meha

Njëri ndër ta që pëlente një ëndër aziatike ishte edhe Alban Meha.

Mesfushori i Konyasporit për muaj të tërë kishte ‘mbetur’ në aeroplan duke fluturuar Gjermani –Turqi –Katar.

Meha nuk arriti të shkoj në Katar

Ai kishte arritur marrëveshje për një kontratë milionëshe m Al Nassr, por që Meha të luajë në këto anë nuk u bë realitet.

Pritet të shihet në vijim se cili nga futollistët kosovar do të joshet nga parat e lindjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Ndërkombëtare
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Kalo në kategori