Ramush Haradinaj, i arrestuar në Francë nën një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, nuk u mbrojt as nga shteti i Kosovës e as nga avokati i tij, por nga një grua franceze.
Avokatja Rachel Lindon, që mbrojti Haradinajn para Gjykatës Franceze në Colman të enjten, thotë se kërkesa e Serbisë për ekstradimin e tij brenda territorit të këtij shteti është e paligjshme dhe e pabazuar.
Pak kohë pasi ajo doli nga salla e gjykatës ku Haradinaj u lirua me kusht, në një intervistë për KlanKosova.tv, francezja Lindon shprehet se seanca gjyqësore ka shkuar mirë, por se Haradinaj s’mund të jetë plotësisht i lirë përderisa Serbia po përgatitë lëndën për ekstradim.
“Gjykata nuk mund të shkojë tutje me procedurat e lirimit, për shkak se nuk e ka marrë ende kërkesën për ekstradim nga Serbia”.
Ajo deklaron se kërkesa e Serbisë që Haradinaj të ekstradohet brenda territorit të këtij shteti, nuk ka asnjë bazë ligjore në të Drejtën Ndërkombëtare.
“Kërkesa për ekstradim është e paligjshme dhe e pabazuar”.
Rachel po ashtu, nuk beson që Serbia të ketë fakte të reja për Haradinajn dhe mendon se asnjë gjykatë serbe nuk do ishte kompetente ta gjykojë ish-kryeministrin e Kosovës.
“Afro 20-të vjet pas ngjarjeve që supozohet të kenë ndodhur, do të ishte e habitshme që Serbia të ketë prova apo fakte të reja, por këtë do ta shohim kur ajo ta dërgojë kërkesën. Sido që të jetë, Serbia nuk është kompetente ta gjykojë Haradinajn”, ka thënë Lindon në përgjigjet dërguar KlanKosova.tv.
Të enjten, Haradinaj është liruar me kusht nga Gjykata e Colmanit në Francë pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, Ai do të qëndrojë në Strazburg dhe i është kërkuar që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Haradinaj në paraqitjen e tij para panelit gjykues, ka deklaruar se arrestimi i tij dhe mbajtja në paraburgim nuk është asgjë më tepër se shkelje e të drejtave të njeriut.
Ndërsa, avokatja franceze që u caktua ta mbrojë liderin e AAK-së para autoriteteve gjyqësore në Francë, është shprehur se akuza që qëndron në Interpol për klientin e saj është e kundërligjshme, sepse Haradinaj tashmë është liruar nga po e njëjta.
“Rezultati padyshim do të jetë anulimi i akuzave në Interpol të cilat janë të pavend dhe kërkesa për ekstradim duhet të refuzohet”, ka thënë Lindon.
“Njoftimi në Interpol është i paligjshëm”, argumentoi ajo para gjykatësve.
Ndërsa, avokati i tij nga Kosova Arianit Koci, ka thënë se Haradinaj është i detyruar të qëndrojë brenda territorit francez, derisa Serbia ta dërgojë lëndën për ekstradim.
“Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet franceze dhe nuk mund ta lëshojë Francën derisa Serbia ta dërgojë lëndën për ekstradim”, ka deklaruar Koci.
Ish kryeministri ishte ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në aeroportin e Baselit, derisa ishte në një udhëtim bashkë me familjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel