LAJMI I FUNDIT:

Avni Abazi bojkoton audicionin për aktorë të TKK-së, kërkon hetime dhe anulimin e konkursit

Avni Abazi bojkoton audicionin për aktorë të TKK-së, kërkon hetime dhe anulimin e konkursit

Aktori Avni Abazi, është tërhequr nga audicioni për aktor të ansamblit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Abazi thotë se procesi ka parregullsi dhe, ç’është më keq, thotë se gjithçka është një farsë meqë dihen emrat e atyre që do të pranohen (të cilët ai nuk i cek).

Shkrimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Të dashur Koleg aktor, dhe ju opinion i gjere. Unë po flas sot që nesër mos qes lot KROKODILI

Gjate këtyre viteve të pasluftës, e sidomos nga viti 2004 pas hyrjes në fuqi të ligjit t ‘parë për teatër n’Kosovë, vazhdimisht është fol e përfol rreth krijimit të ansamblit rezidentë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, si dhe bërjes se ansambleve edhe në teatrot e qyteteve të Kosovës, sidomos në shtatë qytetet kryesore të Kosovës. Në fakt pjesa ma e madhe e aktoreve, sidomos e atyre me pak të angazhuar nuk kane kërkuar asgjë ma shume se sa respektimin e ligjit. Si aktor producent që here pas here kam qen edhe në pozita vendimmarrëse, kam qene luftarak që ky ligj të respektohet dhe të bëheshin këto ansamble ane e mban Kosovës, duke besuar që e vetmja mënyre për ta zhvilluar teatrin në Kosove është duke ndërtuar konkurrence të mirëfillte në mes të trupave teatrore në Kosove.

Lufta ime dhe e shumë aktoreve tjerë ka hasur në bllokade deri në vitin 2014. Në fakt kishte ardhur Koha që më ne fund të fillohej zbatimi i ligjit. Si ish anëtar i bordit të Teatrit të Pejës për një kohë të shkurtër, në janar të vitit 2014 arritëm, edhe pse me shume zhurme të krijonim ansamblin prej shtatë aktoresh! Kjo nisme pat jehonë të mirë edhe në teatrot e qyteteve tjera, si në Prizren e Ferizaj për tu kurorëzuar plotësimi me aktor edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës gjatë vitit 2015. Në një postim timin të datës 26 qeshër 2015, tri ditë para së te dilnin zyrtarisht emrat e aktoreve të përzgjedhur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ju pata kërkuar aktorëve që të heshtin pas zyrtarizmit të emrave të fituesve sepse ata emra në fakt ishin zgjedhur edhe para se te mbahej audicioni në TKK.

Sot jemi një ditë para se te mbahet audicioni i radhës për aktor në TKK. Edhe kësaj radhe, prej momentit që është hape konkursi është bërë zhurmë e madhe! Përmes mediave elektronike keni mundur të shihni krijime sindikatash të aktorëve në TKK, postime të disa emrave që do të hynë në teatër, e shume thashetheme tjera. Flitet që do të pranohen katër, eventualisht pese aktor. Komisioni për përzgjedhjen e tyre përbehet nga Agon Miftari, (drejtor artistik) Kushtrim Koliqi (Ish anëtar I bordit të TKK-s deri para 6 muajsh), Ilire Vinca (Profesoreshe në UP), Shkelzen Veseli (I pranuar në ansambël në konkursin e fundit në qeshër 2015), Trimor Dhomi (Profesor i muzikës në UP).

Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është se gjate këtyre viteve të pasluftës nga komuniteti i artisteve me se shumti është lobuar kundër ansambleve nga “yjet e serialeve” si dhe nga disa udhëheqës të OJQ-ve, që kane manipuluar opinionin në emër të gjoja mos krijimit të “punësimeve sociale” nëpër teatro duke u thirre në gjoja “praktika perëndimore” ku në teatrot e Evropës e Amerikës sipas tyre, nuk ka ansamble rezidente, por që ka aktor të mirë që dëshmojnë me punën e tyre!

Duke pas shume pak aktor tanë që kane eksperienca nëpër vende të BE-s dhe të Amerikës, kjo propagande shumë dezinformuese, e ulet dhe pa baza të vërteta ne terren, ka bere që këta njerëz të kane ndikim edhe tek ministrat dhe politike bërësit në përgjithësi, gjë që ka bere që të mos respektohet ligji për teatër edhe sot e kësaj dite, sepse dihet shume mirë që kjo kastë e njerëzve si në seriale, ashtu edhe në “OJQ-t ARTISTKE” pikërisht përmes politikës janë inkuadruar si në RTK ashtu edhe në këto far iniciativat të të berit të artit në Kosove!

Pra në mesin e këtyre që janë të famshëm e që kane qen kundër ansambleve përjashtim bëjnë ndonjë aktor si puna e Luan Jahes dhe ndonjë aty këtu që vërtet janë aktor të mire, përndryshe të tjerët janë nipa, mbesa, kushëri e dajë të dikujë ne politike ose biznes. E vërteta pse kjo kaste e njerëzve nuk kanë dashur që të këtë trupa teatrore në Teatro lidhet vetëm me një gjë: Ata ka kanë dashur që ti kenë të hapura dyert e teatrove sa here që u është teke, duke shfrytëzuar lidhjet politike dhe famen e tyre dhe mos zbatueshmerine e ligjit për teatër, ata vazhdimisht janë imponuar në shfaqje si në TKK, ashtu edhe në teatrot e qyteteve të Kosovës, duke marre honorarë të majme.

Të dashur koleg aktor, në Europe dhe në Amerikën kapitaliste, qytetet që kane mbi njëqind mije banor kane teatrot e tyre të financuar nga qyteti, me ansambël rezident dhe me “guest stars” që angazhohen në Projekte të ndryshme. Kjo që na është servuar për kaq shumë vite nuk ka qene kurrë e vërtet, sepse mjafton të hysh në një hulumtim të vogël në google, në cilin do qytet të EU-s dhe Amerikës dhe mund ta vërtetosh këtë gjë.

Ti kthehem audicionit të nesërm në TKK, dhe komisionit që do ta bëjë përzgjedhjen e aktorëve. Në këtë komision ka njerëz që më mish e shpirte kanë luftuar që të mos behën ansamblet në Teatro të Kosovës, përfshi edhe TKK-n. Tani lind një pyetje shume naive! Si mundem unë si aktor, që të dal para këtyre njerëzve që deri dje kane luftuar kundër krijimit të trupës teatrore të TKK-s, e që nesër do të më gjykojnë nëse jam ose s’jam aktor i mirë?

Si mundem unë të dal para Shkelzen Veselit që s’ka pak kohë që ka hyrë në atë trup rezidente dhe që edhe për nga mosha edhe për nga karriera është më i ri se unë!? Si mundëm unë të dal para Kushtrim Koliqit që udhëheq OJQ INTEGRA (s’jam i sigurte për emrin e OJQ’s se tij) që deri dje ka qene anëtar i bordit të TKK-s, e që në postimin tim të qershorit për ansambilin e atëhershëm e kam qortuar që pinte demek si “ARTIST” cigare në skene. Pa u zgjeruar më shumë në integritetin dhe bagazhin profesional të këtij komisioni, këto pyetje të dashur aktor ja bëra vetes, dhe unë vendosa që të mos ju dal para këtij Komisioni, që të me vlerësojnë nëse jam “aktor i mire ose jo” për tu bërë anëtar i Ansamblit të TKK-s. Vendosa të flas sot, që të mos qes nesër “lot krokodili”. Dhe ju ftoj edhe ju tjerave kolege të dashur që ti bëni vetes disa pyetje si unë e nëse ju dalin përgjigjjet si të mijat atëherë ju kisha lutë që ta bojkotoni këtë konkurs dhe ma ne fund një here të jemi të bashkuar.

Të dashur koleg aktor, edhe ju si edhe unë keni dëgjuar për pese emra që do te hynë në ansambël!? Ata emra tani më fliten në çdo tavolinë tonën. Për shkak të korrektësisë, nuk dua të jau përmendi emrat aktorëve, por me duhet të potencoj një gjë: Ne jemi komunitet i vogël dhe secili e njeh secilin, e dimë se cili çfarë ka bërë, i dimë edhe klanet e grupet e interesit dhe të biznesit, prandaj të jeni të sigurte koleg të dashur që ata emra që po lakohen nesër do të jene në Ansambël. Atyre urime nga tash, por që, a ka ma fatkeqësi se sa të hysh në një interviste / audicion si aktor kur tash me veç e din që ti je i eliminuar.

Të dashur aktor, ju që keni kapak miq në parlament, në MKRS, ose disa nga ju që njihni komisionin, të jeni të sigurte që ju kane rrejte nëse ju kane premtuar që do ju ndihmojnë, sepse ata pese emra që po përmenden do të hynë në ansambel.

Unë i beje thirrje Ambasadorit Britanik Ruairi O’Connell, që atë kontrate që dje e ka lidhe me Qeverinë e Kosovës për implementimin e punësimeve meritore ta nise me këtë ansambël në TKK.

I beje thirrje Ministrisë se Kulturës, dhe organeve përgjegjëse të mbikëqyrjes në Kosovë që ta anulojnë intervistimin e aktorëve dhe abuzimin me ta. Të pritet pak kohe, dhe pse jo, përmes kësaj Kompanisë Britanisë të behet një Komision me tre artiste të teatrit që kane bagazh jo ma shumë se 10 shfaqje profesionale në Angli dhe të na shohin SV-t tona, po edhe të na intervistojnë, në mënyrë që të ndalet nepotizmi e klanizimi në Teatër” (sic.), ka shkruar Abazi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Kristo Frashëri dorëzoi letrën, ku për të thuhej: Po e drodhi bishtin, këputini një plumb pas qafe!

Kristo Frashëri dorëzoi letrën, ku për të thuhej: Po e drodhi bishtin, këputini një plumb pas qafe!

Kulture
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Fjala+
“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë

“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë

Filmi
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike

Teatri
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare

Kulture
Kalo në kategori