LAJMI I FUNDIT:

AUV: Në Maqedoni nuk ka grip të shpezëve

AUV: Në Maqedoni nuk ka grip të shpezëve

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) thotë se në Maqedoni nuk ka grip të shpezëve, por me vigjilencë e përcjell gjendjen me këtë sëmundje në rajon dhe në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedini.

AUV-ja bashkëpunon dhe komunikon edhe me shërbimet e veterinarisë të vendeve fqinje për këtë çështje. Sipas tyre, gripi i shpezëve ka qenë temë e takimit të trupit bashkërendues, me përfaqësues të 15 institucioneve të rëndësishme, anëtarë të këtij trupi.


Në takim janë shqyrtuar të gjitha skenaret e mundshme të ndonjë shfaqje të mundshme të kësaj sëmundje në Maqedoni, si edhe për mënyrën e veprimit për përballjen me gripin e shpezëve./Telegrafi/