0Shares

Në tregun kosovar gjithnjë e më shumë po ofrohen opsione të reja të cilat janë të ngjashme me ato të tregjeve evropiane.

Së paku, kjo po ndodhë në auto-industrinë tonë, përkatësisht me AutoMita – kompania e cila tani po ofron veturën e re Dacia me 7 vjet garancion për vetëm 3,990 euro parapagim në kesh.

Nëse një blerës që ka nevojë për një veturë tani mund të zgjedh veturën e re me zero kilometra dhe 7 vjet garancion për vetëm 3,990 euro, ndërsa pjesën tjetër të mbetur të shumës prej 5,000 euro ta paguajë me këste dhe pa asnjë kamatë – ose me 0% normë interesi.

Përfaqësuesi zyrtar i markave Renault, Dacia dhe Nissan për Kosovë, AutoMita po e ofron mundësinë që në vend të veturës së vjetër, blerësit kosovarë të veturave ta zgjedhin Dacian e re me çmimin edhe më të volitshëm se sa të shumë prej veturave të vjetra, duke bërë që pronari i veturës të mos brengoset nëse vetura e vjetër i ka kilometrat e kthyera, është bërë aksident më herët por kjo nuk dihet, apo të mendojë koston e madhe të mirëmbajtjes mujore që e ka secila veturë e përdorur.

Për më tepër, AutoMita ofron edhe 7 vjet garancion për veturën e saj të re (me garancion shtesë jashtë çmimit fillestar).

AutoMita ofron ekskluzivisht për tregun kosovar edhe shumicën e modeleve të reja të Renault, Nissan, dhe Dacia, të cilat janë prezente në shumicën e tregjeve botërore.

Në ofertën e AutoMita’s ofrohen të gjitha modelet e veturave Dacia pa kamatë, duke përfshirë edhe modelin Sandero. Për pesë vjet rresht, Dacia Sandero është zgjedhur ‘vetura më e mirë e vogël që kushton më pak se 12.000 funta” nga What Car? /Telegrafi/


Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)