LAJMI I FUNDIT:

Autobusi përplasi grupin e motoçiklistëve që po prisnin në semafor (Video)

Autobusi përplasi grupin e motoçiklistëve që po prisnin në semafor (Video)

Shoferi është nisur para se të ndizej drita e gjelbër në semafor dhe ka përplasur grupin e motoçiklistëve, që ishin duke pritur në rrugën që ndodhet në Queenstown të Singaporit.

Ata kanë mbetur në vend me lëndime të konsiderueshme, ndërsa ai ka vazhduar udhëtimin me autobus sikur mos të ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.


Të pranishmit i kanë dalë në ndihmë viktimave, duke i dërguar me shpejtësi në spital.

“Kryesore është mirëqenia e të lënduarve, teksa nuk mund të flasim për drejtuesin e makinës së transportit sepse rasti është nën hetime”, thuhet në raport lidhur me rastin. /Telegrafi/