LAJMI I FUNDIT:

Autoblinda e armë të rënda, operacion si në filmat aksion – kështu u arrestua autori i masakrës në Vlorë (Video)

Autoblinda e armë të rënda, operacion si në filmat aksion – kështu u arrestua autori i masakrës në Vlorë (Video)

Dhjetëra forca të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e autorit të masakrës me tre të vrarë në Vlorë, në vitin 2013, Delin Hajdaraj.

Policia e Shtetit ka publikuar videon ku shfaqen një numër i madh autoblindash e furgonësh të policisë të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ndërsa mësyjnë në pallatin ku fshihej 26-vjeçari Hajdaraj.

Ata shihen teksa në rresht dhe në errësirë të plotë ngjisin shkallët e pallatit, ku Hajdaraj rrinte me qira.

Më pas ai shoqërohet në automjetin e policisë i rrethuar nga dhjetëra efektivë të forcave RENEA që morën pjesë në aksion. Delin Hajdaraj u arrestua mbrëmë në darkë.

SI NDODHI NGJARJA TEK “KALAJA”

Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni: 1- Besa Osmeni, 27 vjeçe, 2- Xheni Osmeni, 22 vjeçe; ngjitur me to kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 shtetas të tjerë: 1- Blendi Lina, 22 vjeç, banues në Fier, 2- Gramoz Beqiraj, 24 vjeç, banues në Fier, 3- Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier; të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonjë kontakt ose ndonjë adresë facebook-u.

Motrat Osmeni, përcjellin mediat shqiptare, kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre Leo Osmeni, duke i kërkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem në plazh.

Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip “Fuoristradë” me targë V 7863 WDE, drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kushëririn e largët) shtetasin Delin Hajdaraj.

Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktuar menjëherë fizikisht me një nga djemtë që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues “kaçavidë”.

Në konflikt e sipër, ka ardhur shtetasi Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatike model 56, dhe ka qëlluar në ajër si dhe në drejtim të personave të tjetër të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetët të vrarë 3 shtetas të tjerë të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin.

Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.

Ndërsa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, ndërsa mbrëmjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori