0Shares

Në panairin e veturave që po mbahet në Prishtinë një paraqitje dinjitoze e ka pasur kompania Auto Kaçandolli.

Vizitorët në Prishtina International Autoshow patën rastin që të shohin veturat e tri brendeve të njohura botërore të veturave, Mercedes, Suzuki dhe Yamaha.

Interesimi i vizitorëve ishte jashtëzakonisht i madh për të gjitha modelet, veçanërisht për Mercedes GLE, dhe për veturat e Suzukit – Vitara, Ignis dhe Swift.

Kështu, Suzuki Ignis GL+ është prezantuar me çmim të shitjes promovues për 9,900 euro, për dallim nga çmimi jashtë panairit i cili është 11,200 euro.

Modeli tjetër i ri i cili u prezantua për herë të parë në panair ishte edhe Suzuki Swift i cili nga Auto Kaçandolli kishte çmim ekskluziv për panair prej vetëm 15,500 euro, për dallim nga çmimi jashtë panairit i modelit të ekspozuar i cili është 16,500 euro – pra, 1 mijë euro më lirë.

Suzuki Swift 2017 – modeli më i ri nga brendi japonez që prezantohet në Autoshow Prishtina me çmim promocional nga 16,500 me zbritje në 15,500 euro.

Edhe Suzuki Vitara është promovuar me çmim special prej 12,990, gjë që nxiti kurreshtjen e vizitorëve.

Ofertat me çmime ekskluzive dhe mënyra e veçantë e promovimit dhe qasjes ndaj të interesuarve e bënë Auto Kaçandollin një nga kompanitë më atraktive të panairit, Prishtina International Autoshow.

Edhe Suzuki Vitara ka një çmim special në Prishtina Interntional Autoshow. Atë mund ta bleni me çmim ekskluziv prej 12.990 euro!

Veturat e brendeve Mercedes, Suzuki dhe Yamaha mund të vazhdoni t’i vizitoni dhe të shfrytëzoni rastin me çmimet promovuese në Prishtina International Autoshow që filloi më 11 prill dhe mbaron më 14 maj në Shkabaj (magjistralja Prishtina – Mitrovicë). /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)