LAJMI I FUNDIT:

Aurela: Çdo fëmijë që lind është mrekulli, bekim dhe pasuri

Aurela: Çdo fëmijë që lind është mrekulli, bekim dhe pasuri

Aurela Gaçe është në javën e 32-të shtatzënisë, ndërsa në rrjetet sociale e ka publikuar një fotografi të trupit të saj.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria ka bërë edhe një postim të gjatë për të ngritur vetëdijen te njerëzit se nuk ka rëndësi gjinia e fëmijës.

“Nuk i kuptoj dot ata njerëz që duan edhe përzgjedhje në gjini, ata që me pyesin se çfarë pres e thartojnë turinjtë kur marrin vesh që brenda meje rritet një vajzë”, shkruan mes tjerash këngëtarja.

aurela

Postimin e saj të plotë lexojeni më poshtë:

Djale a vajze? Kjo eshte ceshtja
# 32 jave# Ajo zemra e vogel qe ne javet e para I degjojme vetem rrahjet, vjen e rritet e formohet ne menyren me te bukur e me te mahnitshme te mundshme bashke me te gjitha organet e tjera, me gjymtyret e vogla qe levizin e lumturojne nenen ne cdo moment qe i ndjen …Zot , kjo eshte ndjesia me e bukur e lutem per cdo grua e cdo cift te kete mundesine e te qenurit prind.
Cdo jete qe vjen ne jete , eshte mrekulli. Nuk i kuptoj dot ata njerez qe duan edhe perzgjedhje ne gjini, ata qe me pyesin se cfare pres e thartojne turinjte kur marrin vesh qe brenda meje rritet nje vajze. A thua do ta rrisin ata?? A thua do ta kene ata “barren” per ta edukuar sic duhet qe te perballoje jeten. Une vajze Linda e nuk me ka penguar asgje te beja realitet gjithcka doja per veten time. Mund ta kisha me te lehte ne nje shoqeri si e jona nese do te isha djale?? Se besoj. Shume mundesi do te kishte te beja karriere si “I forti I lagjes “? Ose mundet perseri ne skene te beja dicka ….por Zoti nuk Ben gabime.. dhe Ai zgjodhi te isha keshtu. Mund te jesh djale e ti sjellesh probleme familjes e po ashtu te jesh vajze e te behesh Krahu me I forte I familjes tende. Ose anasjelltas.
Cdo jete qe vjen ne jete eshte MREKULLI. ESHTE BEKIM. ESHTE PASURI.
Kur mendoj sa cifte ka qe nuk arrijne dot ti gezohen lajmit me te rendesishem ne jete se nje zemer e vogel ka nisur te rrahe , Kur mendoj se sa vajza e enderrojne momentin kur trupi I tyre te shnderrohet ne shtepine e nje embrioni, aty ku do te marre forme , ku do te zhvillohet dita dites, aty ku merr gjakun, frymen, ushqimin nga ajo qe do ta therrase Mami….atehere them Zot faleminderit per kete mundesi.
Secili punon e ka nje profesion. Mund te arrish shume ne jete . Mund te kesh kaq shume suksese…..por asgje asgje nuk mund te krahasohet me kete Ndjesi.
Une do ta perserisja prape e prape gjithcka , edhe pse ka raste mezi eci, edhe pse vjen nje moment e ti nuk fle dot, edhe pse Gishtat e tu marrin formen e salciceve, kemba nga 36 shkon nr 38 dhe dhimbjet s’te ndahen….edhe pse fytyra jote fillon ti perngjaje panines…., edhe kur mjeku te urdheron te qendrosh ne shtrat per muaj ..

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Magazina
Pak ditë pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet krah fëmijëve: Pasuria ime

Pak ditë pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet krah fëmijëve: Pasuria ime

Magazina
E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

Magazina
Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Magazina
Elia Zaharia flet sërish për konfliktin me Princ Lekën: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur të mos baltos askënd

Elia Zaharia flet sërish për konfliktin me Princ Lekën: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur të mos baltos askënd

Magazina
Oriola Marashi rikthen stilin e vetullave të holla të viteve 90-ta, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Oriola Marashi rikthen stilin e vetullave të holla të viteve 90-ta, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Magazina
Kalo në kategori