0Shares

Vetëm disa orë pasi deklaroi publikisht se ai do të donte një lëvizje në Milan, por se klubi italian po flenë, Pierre-Emerick Aubameyang u largua nga treningu i Borussia Dortmundit.

Zyrtarisht, reprezentuesi i Gabonit u largua nga sesioni i treningut këtë mëngjes pas vetëm 30 minutash për shkak të “një ftohjeje të lehtë”.

Rreth kalimit te Milani, Aubameyang: Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë Rreth kalimit te Milani, Aubameyang: Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë

Ai dukej mirë natën e kaluar kur mbajti një ‘livestream’ përmes mediave sociale, kur ai iu përgjigj në italisht mbështetësve të Rossonerëve.

Kjo ka bërë që mediat të dyshojnë se Aubameyang dëshiron të kthehet në San Siro, klub i cili i largohet drejt Saint Etiene për vetëm 1.8 milionë euro.

“Do të doja të kthehesha, por nëse ata flenë, çfarë mund të bëj?”, ka thënë Aubameyang. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)