LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang larg Evropës, 80 milionë euro ofertë nga Kina

Aubameyang larg Evropës, 80 milionë euro ofertë nga Kina

Pierre-Emerick Aubameyang duket se do të ketë Kinën, si destinacionin ku do të vijojë karrierën e tij.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, sulmuesi nga Gaboni është shumë pranë kalimit te skuadra Tianjin Quanjian, teksa bisedimet mes klubit kinez dhe Borussia Dortmund janë në fazën përmbyllëse të tyre.


Gjithnjë sipas Bild, Tianjin i ka ofruar Dortmundit hiq më pak se 80 milionë euro për blerjen e Aubameyang, ndërkohë që vet futbollistit i ka përgatitur një kontratë me pagë prej 30 milionë eurosh në vit.

Një lëvizje kjo që bëhet në momentin kur Federata Kineze e Futbollit ka vendosur një rregull të ri për të frenuar shpenzimet e çmendura.

Sipas këtij rregulli, klubet që shpenzojnë më shumë se 6 milionë euro për një futbollist të huaj do të paguajnë edhe një taksë, që do të jetë e barabartë me të njëjtën vlerë që ai paguan për atë lojtar.

Kjo do të thotë se kostoja e kartonit të Aubameyang për klubin Tianjin arrin deri në 160 milionë euro.