LAJMI I FUNDIT:

AT&T blen Time Warner për 85.4 miliardë dollarë

AT&T blen Time Warner për 85.4 miliardë dollarë

Është zyrtare – AT&T ka njoftuar se do të blej Time Warner për një shifër rekorde prej 85.4 miliardë dollarësh, në para të gatshme dhe stoqe.

Kjo lëvizje i jep kontroll njërit prej operuesve më të mëdhenjë telefonik mbi një prej emrave më të mëdhenjë në filma dhe TV, duke përfshirë HBO, Turner dhe Warner bros.


Blerja do të përfshijë të drejtat për transmetim të NBA, MLB dhe lojërave March Madness.

Nëse pyesni AT&T, mundësia do të jetë një kombinim perfekt mbi përmbajtjen televizive. Në këtë mënyrë, operatori telefonik do të ketë të drejtën e shfaqjes së emisioneve në internet, në TV apo në teatro.

Për më shumë, AT&T nuk do të ketë problem me licenca për të shfaqur materialet e Time Warner në platformën tuaj të dëshiruar dhe në të njejtën kohë mund të krijojë përmbajtje origjinale për një medium specifik, si për shembull telefoni.

Blerja poashtu do të ndihmojë telekomin amerikan të eksplorojë mënyra të reja të reklamimit për të paguar për materialin e shfaqur.