LAJMI I FUNDIT:

Atrium: Nuk kemi nënshkruar marrëveshje për punime në stadiumin “Telekom Arena”

Atrium: Nuk kemi nënshkruar marrëveshje për punime në stadiumin “Telekom Arena”

Firma “Atrium” nga Vevçani përmes një kumtese me shkrim ka demantuar informacionet e sekretarit të përgjithshm të qeverisë, Dragi Rashkovskit, i cili tha se kjo firmë ka nënshkruar marrëveshje për rregullimin e hapësirave shtesë në stadiumin “Telekom Arena” në të cilin pritet të luhet ndeshja e UEFA Super Cup.

Rashkovski: Firma e vëllaut të deputetit Mukoski, ka nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e stadiumit
Lexo po ashtu Rashkovski: Firma e vëllaut të deputetit Mukoski, ka nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e stadiumit

Nga kjo firmë thonë se punimet që po bëjnë në stadium janë pjesë e një marrëveshje që kanë nënshkruar gjatë vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo firmë kërkojnë që sekretari i qeverisë Dragi Rashkovski të kërkojë falje publike dhe të tërheq atë që tha sot në konferencë për shtyp./Telegrafi/