LAJMI I FUNDIT:

ATK nuk tregon çka do të ndodhë me 30 mijë Arka Fiskale

ATK nuk tregon çka do të ndodhë me 30 mijë Arka Fiskale

Rreth 30 mijë Arka Fiskale në Kosovë pritet të mos funksionojnë me platformën e re të fiskalizimit, që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) planifikon ta fus në funksion.

Këtë e thonë kompanitë furnizuese me Arka Fiskale, përderisa ATK nuk ofroi sqarime të sakta lidhur me këtë çështje. Qeveria e Kosovës ka propozuar udhëzimin administrativ për instalimin e softuerëve të rinj nga ana e bizneseve.


Mirëpo qindra biznese si edhe kompanitë furnizuese me Arka Fiskale, po e kundërshtojnë këtë.

Zëdhënësi i këtyre kompanive, Kestrin Kumnova, ka deklaruar se ky projekt po tentohet të bëhet fshehurazi duke mos i informuar drejt bizneset.

“Pasi njëherë deklaruan se nuk do të ketë kosto, pastaj do të ketë kosto e do ta mbulojë qeveria që në fakt nuk është e vërtet, njëherë thanë se këto arka e përkrahin këtë sistem pastaj thanë se disa prej tyre e përkrahin, pra po synojnë ti heqin arkat fiskale dhe të fusin një sistem të ri i cili projekt lë mjaft dyshime për mënyrën se si po tentohet të realizohet.”

Kumnova thotë se vet fakti që nuk ka transparencë në këtë proces por ka deklarata kundërthënëse të ministrisë së financave dhe ATK-së, lë dyshime se ky është projekt në interes të një grupi të veçantë në kuadër të ministrisë ose ATK-së.

“Dhe janë duke ia përgatit terrenin ndonjë kompanie që të vijë dhe të bëjë biznes në Kosovë. Ne vetëm po informojmë të gjitha institucionet se këto 30 mijë pajisje të cilat ne i kemi në treg nuk e përkrahin sistemin e ri fiskal dhe rrjedhimisht ato duhet të hiqen, pra po e kundërshtojmë atë që po thonë institucionet se e përkrahin këtë sistem”, tha ai.

Nga Ministria e Financave janë kërkuar sqarime në lidhje me këto pretendime, por Zyra për Komunikim Publik e kësaj ministrie thotë se për këtë është përgjegjëse ATK. Kurse ATK nuk japin përgjigje në pyetjen direkte se modeli i avancuar i fiskalizimit a do ti nxjerrë jashtë funksionit rreth 30 mije arka fiskale.

Në një përgjigje me shkrim, ATK ka thënë se nga përvoja e disa shteteve, vërehet që sistemi ynë i fiskalizimin nuk ofron siguri të mirë sa i përket luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore ne nivelin siç e kanë vendet e tjera, kur kësaj i shtojmë mos aplikimin e asnjë forme të kontrollit elektronik të subjekteve të lojërave të fatit, bëhet shumë e nevojshme që të fillohet me planifikimin dhe zbatimin e një platforme të avancuar që do i mbulonte të dy këto fusha të ekonomisë.

Administrata Tatimore e Kosovës veç tjerash ka thënë se është maksimalisht e përkushtuar që të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori