LAJMI I FUNDIT:

Atë që paraardhësja e saj e tha për 20 minuta, Melania e tha për vetëm 15 sekonda! (Video)

Atë që paraardhësja e saj e tha për 20 minuta, Melania e tha për vetëm 15 sekonda! (Video)

Melania Trump, e lindur në Slloveni, e njohur atje si Melania Knavs dhe gruaja e tretë e Donald Trump, do të bëhet sot zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Melania nuk e ka fshehur faktin se ajo nuk dëshiron të flasë në ngjarjet që i paraprijnë inaugurimit dhe kjo është treguar në mënyrë të qartë.


Po sipas medieve të huaja, zonja Trump ka “treguar ngurrim”, kur iu kërkua për të dhënë një fjalim në darkën gala në prag të inaugurimit.

Por, si një zonjë e vërtetë, ajo u ngjit në skenë dhe dha një fjalim në të cilën ajo më në fund tha: “Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.

“Është kënaqësi të jem këtu dhe të ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Nesër ne fillojmë për të bërë punë. Para nesh ka shumë përgjegjësi… Ne do ta bëjmë Amerikën e madhe përsëri”, ka thënë Melania në fjalimin e saj të gjatë 15 sekonda, përcjell Telegrafi.

Kjo u pasua nga duartrokitje dhe një puthje në faqe nga Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Për dallim, shkruajnë mediat e huaja, fjalimi i gruas së Barack Obamas, Michelle, zgjati 20 minuta.

Ish-modelja e cila flet pesë gjuhë, rrallë shfaqet në publik, por qëndroi me Trump, si shpeshherë edhe në këtë darkë.

Melania Trump nuk do të respektojë traditën dhe nuk do të vendoset menjëherë në Shtëpinë e Bardhë, por do të qëndrojë në Nju Jork, derisa djali i tyre dhjetëvjeçar Baron do të përfundojë vitin shkollor.

Ajo nuk dihet se çfarë roli publik do të luaj në të ardhmen, edhe pse ka premtuar se do të jetë “një zonjë e parë tradicionale, si Jackie Kennedy” dhe se do të luftojë abuzimin në internet, si dhe do të ndihmojë gratë e varfra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori