LAJMI I FUNDIT:

Ata u zgjodhën deputet, i bëri partia apo aktivitetet para aderimit?

Ata u zgjodhën deputet, i bëri partia apo aktivitetet para aderimit?

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se hyrja e pjesëtarëve të shoqërisë civile i ka bërë mirë partive në vend, që ato të freskohen dhe të jenë të hapur ndaj prurjeve të reja.

Analisti Arben Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se është mirë që partitë politike janë freskuar më fytyra të reja, që vinë nga shoqëria civile, mediat apo shkenca.


Sipas tij, sa më shumë që ruhet individualiteti i këtyre figurave, aq më shumë tregohet reformimi i partisë.

“Megjithatë edhe njerëzit që i bashkohen partisë e kuptojnë që janë pjesë e grupit”, ka shtuar Ahmeti.

Ai duke folur për arsyet se pse disa prej këtyre aderimeve, sipas informatave të cilat ende nuk janë bërë zyrtare, kanë arritur të jenë pjesë e legjislativit të ri të vendit, ka thënë se “ata janë individë që kanë mbajtur qëndrime të cilat kanë qenë në vi me partinë të cilën kanë kandiduar”.

Një pjesë e mirë e atyre që kishin vendosur që nga shoqëria civile të angazhohen në politikë, tashmë do të jenë pjesë e legjislaturës së gjashtë.

Figura të publicistikës, opinionistë, që ishin bërë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë, në Kuvendin e Kosovës do të jenë Dukagjin Gorani, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Driton Selmanaj dhe  Lumir Abdixhiku, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Derisa, nga fusha e artit, aktori Adem Mikullovci ka arritur të zgjidhet deputet, si pjesë e listës së VV-së.

Jashtë Kuvendit, pritet të mbeten gazetari Halil Matoshi, Muharrem Nitaj, që ishin në listën e kandidatëve për deputet, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe Kastriot Jahaj nga Alternativa.

Por, kishte edhe prej atyre aderimeve që nuk pranuan të jenë në listë të partisë, për të hyrë në garën për tu ulur në legjislativin e vendit, siç është rasti me ish-kryeredaktoren e Zërit, Arbana Xharra, e cila pak ditë para se të shpalleshin zgjedhjet, i ishte bashkuar ekipit të Kadri Veselit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori