LAJMI I FUNDIT:

Astronautët sqarojnë pse duhet të fleni mjaftueshëm

Astronautët sqarojnë pse duhet të fleni mjaftueshëm

Teksa NASA po punon që një ditë të dërgojë astronautë në një hapësirë më të thellë të galaktikës, agjencia po studioni se sa do të zgjasin udhëtimet në planete si Marsi, e si do të ndikojnë këto udhëtime në hapësirë në shëndetin dhe mirëqenien e astronautëve.

NASA së fundmi ka kompletuar një eksperiment 45 ditësh, misionin e Eksplorimit Analog dhe Hulumtimit Human (HERA). Në këtë hulumtim, astronautët nuk u larguan nga planeti jonë, por simuluan se si do të ishte nëse do ta lëshonin tokën për të udhëtuar në hapësirë.


Për këtë janë nevojitur katër persona në mënyrë që të merren me aspekte emocionale të astronautëve.

Astronautët kanë mundur të flejnë vetëm pesë orë secilën natë për pesë ditë të javës. Më pas ata janë rikuperuar në periudhë dy ditore ku kanë mundur të flejnë nga tetë orë çdo mbrëmje.

“Mohimi i gjumit ishte vërtet i vështirë. Vërtet pengoi normalitetin”, ka thënë anëtari i HERA, James Titus.

“Ne jemi mësuar që të punojmë në nivel të lartë. Gjatë misionit, mungesa e gjumit dh rregulla e pagjumësisë e kufizimi i kafeinës kanë ndikuar që ne të jemi më pak efikas”.

Kështu mund të kuptohet se sa të përkushtuar janë astronautët – s’ka kafe në nderë të shekncës.

Sipas një komunikate nga NASA, ky ekip arriti që të zbulojë se mungesa e gjumit ka pasur impakt në kohezionin ekipor, performancën dhe lidhjet personale mes astronautëve.

Kështu që nëse mendoni se mund t’ia dilni pa fjetur mirë gjithë natën, atëherë jeni gabim sepse nuk do t’ia dilni në situatat me stres të lartë. Pushoni dhe truri e kolegët tuaj do t’iu falënderojnë për këtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori