LAJMI I FUNDIT:

Aston Martini i rrallë, është lënë të ndryshket në mal për afro 50 vite (Video)

Aston Martini i rrallë, është lënë të ndryshket në mal për afro 50 vite (Video)

Në një mal në Massachuttes të Shteteve të Bashkuara, është gjetur një Aston Martin që është lënë të ndryshket në kohë.

Nuk dihet pse ky DB4 që i përket qindra makinave të tilla që janë prodhuar gjatë viteve 1958-1963, është braktisur kështu për afro 50 vjet, transmeton Telegrafi.


Madje, kupeja sportive është ndër më të veçantat që ka krijuar ndonjëherë prodhuesi britanik. Kjo për faktin se, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë dhe kthimin në gjendjen e mëparshme mund ta bënte për 30 sekonda.

Sidoqoftë, makina është hequr nga pjesa periferike dhe pritet të dalë në ankand, ndërsa nuk dihet çmimi saj fillestar.

Në anën tjetër, po që se dikush do ta kthejë në gjendje normale, në të duhet të investohen shumë para për renovim. /Telegrafi/