LAJMI I FUNDIT:

Asselborn: Bisedimet Kosovë-Serbi janë sfidë, por shpresojmë për marrëveshje

Asselborn: Bisedimet Kosovë-Serbi janë sfidë, por shpresojmë për marrëveshje

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Jean Asselborn, tha të mërkurën se është i vetëdijshëm me faktin se për Beogradin bisedimet me Prishtinën paraqesin sfidë, por shpreson se në bisedime do të arrihet deri te rezultatet pozitive, në dobi për të dyja palët.

Asselborn ka folur me nënkryetarin e Kuvendit, Verolub Arsiq, i cili pas takimit me delegacionin nga Luksemburgu vlerësoi se sfida më e madhe në bisedimet Beograd-Prishtinë nuk është në komunikim, por në implementimin e marrëveshjeve në praktikë, njofton Zyra për media e Kuvendit të Serbisë.


“Serbia ka përmbushur pothuajse të gjitha masat nga marrëveshjet e Brukselit, por këtë nuk e ka bërë edhe administrata prishtinase”, tha Arsiq dhe shtoi se Serbia nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, por është e gatshme që përmes bisedimeve të arrihet stabiliteti i rajonit. /KosovaPress/