LAJMI I FUNDIT:

Assad: Fitorja në Alepo, hap i madh drejt fundit të luftës

Assad: Fitorja në Alepo, hap i madh drejt fundit të luftës

Udhëheqësit sirianë dhe rusë refuzuan kërkesën nga forcat rebele dhe fuqitë perëndimore për armëpushim dhe vazhduan fushatën e bombardimeve për rikthimin e Alepos.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, në një intervistë për median vendore, tha se forcat qeveritare janë pranë kontrollit të plotë të qytetit, pjesa lindore e të cilit, për kohë të gjatë, është kontrolluar nga rebelët.

Këta të fundit vlerësohet se kanë humbur rreth 75 për qind të territorit që nga mesi i nëntorit. Rikthimi i Alepos do të përbënte hapin më të rëndësishëm të Assadit drejt fundit të luftës mbi pesëvjeçare.

“Alepo do të ndryshojë plotësisht rrjedhën e betejës në gjithë Sirinë”, tha Assad për gazetën al-Watan.

“Kjo nuk do të thotë fund i luftës në Siri, por do të jetë një hap i madh drejt kësaj”, tha Assad.

Ai tha se shanset për armëpushim “praktikisht” nuk ekzistojnë në këtë moment. “Amerikanët, sidomos, insistojnë në armëpushim, sepse agjentët e tyre terroristë janë tani në situatë të vështirë”, tha Assad.

Ai e përshkroi Alepon si “shpresën e fundit” të rebelëve dhe mbështetësve të tyre, pas “dështimeve në betejat në Damsak dhe Homs”.

Derisa grupet rebele dhe fuqitë perëndimore përsëritën thirrjet për armëpushim në Alepo, duke paralajmëruar për katastrofë humanitare atje, Damasku dhe Moska insistuan që rebelët të pajtohen për të lënë qytetin.

“Vendimi për të çliruar Sirinë është marrë dhe Alepo është pjesë e tij”, tha Assad.

Ai shtoi se është konsultuar me Rusinë për vendimin e tij që ecë përpara me fushatën. “Asnjë vendim nuk merret pa diskutime midis dy vendeve, në baza ditore”, tha presidenti sirian.

Rusia i ka dhënë Assadit mbështetje të madhe ushtarake dhe diplomatike gjatë konfliktit.

Moska ka ndihmuar në kthimin e rrjedhës së luftës në favor të regjimit të Assadit, me një fushatë të madhe të sulmeve ajrore, e cila ka nisur në shtator të vitit 2015.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, takoi të mërkurën në Hamburg të Gjermanisë sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. Nuk u raportua për ndonjë marrëveshje, ndërsa Kerry tha se ai dhe Lavrov kanë diskutuar për “situatën jashtëzakonisht të tmerrshme në Alepo”.

Dhjetëra-mijëra civilë janë të bllokuar në zonat që kontrollojnë rebelët në lindje të Alepos. Grupet rebele thonë se ata janë në rrezik të madh, me mungesa ushqimesh dhe barnash. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori