LAJMI I FUNDIT:

Asnjëherë mos tregoni për rrogën që e keni kur negocioni për një punë të re

Asnjëherë mos tregoni për rrogën që e keni kur negocioni për një punë të re

Shumica e intervistuesve presin që ju t’i pyesni për rrogën potenciale që do ta keni, por nëse e bëni këtë pyetje, mundësitë janë të mëdha që ata do t’ju pyesin për rrogat që i keni pasur në punët e kaluara për të pasur një ide se çfarë rroge mund t’ju japin në punën e re.

Pra, nëse i tregoni punëdhënësit potencial të ri për rrogën tuaj të tanishme apo të kaluar, ju veçse i jepni atyre avantazh sa i përket negocimit të rrogës, transmeton Telegrafi.


Ndryshimi i kësaj teme, edhe nëse rekrutuesit apo intervistuesit këmbëngulin t’ua tregoni, mund të krijojë paksa atmosferë të keqe, por mund të ketë ndikim të madh pozitiv te ju.

Ekspertët rekomandojnë që para se të shkoni në intervistë të hulumtoni për kompaninë në të cilën dëshironi të punësoheni dhe t’i krahasoni aftësitë tuaja dhe përvojën e mëparshme me rrogën potenciale. /Telegrafi/