LAJMI I FUNDIT:

Asnjë qeveri nuk mund t’i ikë Demarkacionit dhe Asociacionit

Asnjë qeveri nuk mund t’i ikë Demarkacionit dhe Asociacionit

Pavarësisht shpërbërjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja të parakohshme, problemet me të cilat vendi do të vazhdojë të përballet, do të jenë pothuaj të njëjta.

Rënia e Qeverisë e ka vënë Kosovën përpara sfidave. Analisti Ramush Tahiri thotë se reformat në drejtësi, përmbushja e obligimeve për liberalizim të vizave, si dhe procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, janë sfidat e të ardhmes.

“Ligji dhe rendi, luftimi i krimit dhe korrupsionit janë çështjet që e bëjnë shtetin të funksionojë si shtet e që tranzicionin ta kalojë më lehtë. Sfidë kryesore është përshpejtimi i proceseve euroatlantike ose eurointegruese të Kosovës dhe gjithashtu zhvillimi ekonomik. Ne kemi një rritje ekonomike, por nuk kemi investime të huaja”, tha Tahiri.

Për njohësin e rrethanave politike në vend, Ismajl Hasani, qeverisja e ardhshme duhet të merret seriozisht me çështjen e Demarkacionit dhe pastaj edhe me çështjet e tjera të rëndësishme për qytetarët dhe vendin në përgjithësi.

“Çështja e Demarkacionit është detyrë imediate e Qeverisë së ardhshme në çfarëdo varianti që ajo themelohet. Por, në të njëjtën kohë janë edhe problemet që janë të lidhura me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Në të njëjtën kohë, edhe me problemet e tjera që Kosovës mund t’i shfaqen gjatë rrugës, sepse skena politike në Kosovë përfundimisht është tronditur”, tha Hasani.

Analisti Tahiri tha se nuk priten ndryshime të mëdha nga zgjedhjet e ardhshme pasi, sipas tij, nuk janë bërë reformat e duhura zgjedhore dhe “pak mund të ketë ndryshime në radhitjen e partive politike”.

“Gjasat janë që të ketë krizë institucionale, të mos bërjes së një Qeverie të konsoliduar – jo vetëm të numrave, por edhe përmbajtjesore. Do të thotë se [nëse] mund të kemi një Qeveri, nuk pres që mandati i saj të zgjasë me shumë se dy vjet”, tha Tahiri.

Rënia e Qeverisë së Kosovë dhe nxitja e zgjedhjeve të reja të parakohshme, thonë analistët, mund të sjell vendin në një gjendje të ngjashme me atë të vitit 2014, kur bllokada politike zgjati më shumë se gjashtë muaj.

Kosova që prej shpalljes së pavarësisë së saj, nuk ka pasur asnjë Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori