LAJMI I FUNDIT:

Asnjë lojtar i Shqipërisë në 500 futbollistët më të mirë në botë, ndërsa Kosova përfaqësohet me Berishën

Asnjë lojtar i Shqipërisë në 500 futbollistët më të mirë në botë, ndërsa Kosova përfaqësohet me Berishën
Valon Berisha

Është për t’u befasuar se asnjë lojtar i Kombëtares shqiptare nuk është përzgjedhur mes 500 futbollistëve më të mirë në botë, në renditjen e përvitshme që bëhet nga revista e njohur angleze World Soccer. Por, për t’u ngushëlluar aty është një shqiptar – nga Kosova.

Bëhet fjalë për mesfushorin Valon Berisha, i cili është futur në këtë listë falë paraqitjeve të tija pozitive me Red Bull Salzburgun dhe me përfaqësuesen e Kosovës.

E çuditshme për t’u shpjeguar mungesa e Elseid Hysajt, i cili nga observatori i futbollit vlerësohet si i 87-ti më i shtrenjtë në Evropë, por nuk gjen vend në këtë listë, edhe pse ajo përbëhet nga 500 futbollistë, transmeton Panorama Sport.

Thuajse të gjitha shtetet përfaqësohen të paktën me një lojtar në këtë renditje të bërë nga revista prestigjioze. Në hartë shihen të gjitha këto shtete, mes të cilave janë edhe Zimbabve, Bolivia, Kepi i Gjelbër dhe shumë të tjera. Për fat të keq, nuk është zgjedhur asnjë nga Shqipëria.

Skuadra që përfaqësohet më shumë në këtë renditje është Real Madridi me 19 fubtollistë, ndërsa pas ‘galaktikëve’ është Bayern Munichu me 14 lojtarë.

Pas bavarezëve është një tjetër klub spanjoll dhe bëhet fjalë për Barcelonën që ka 13 lojtarë në këtë listë, po aq sa Chelsea dhe Juventusi.

Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi kanë nga 12 lojtarë në këtë listë, ndërkohë që Interi, Manchester City, Totenhem Hotspur përfaqësohen me nga 11 lojtarë.

Në rang kampionatesh, sigurisht që udhëheq La Liga me 66, ndërkohë që pas kampionatit spanjoll renditet Bundesliga me 64, Premier League me 63 dhe Seria A me 60.

Interesant është fakti që në këtë listë përfaqësohet edhe Kina me 12 lojtarë, duke lënë pas Rusinë, Turqinë dhe Zvicrën, ku aktivizohen futbollistë me emër dhe shumë të njohur në arenën ndërkombëtare.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori