LAJMI I FUNDIT:

Asetet e sistemit financiar arritën në 5.39 miliardë euro

Asetet e sistemit financiar arritën në 5.39 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se vlera e gjithsej aseteve të sistemit financiar të Kosovës arriti në 5.39 miliardë euro në vitin 2016, që përkon me një rritje vjetore prej 10.0 përqind.

“Rritja e aseteve te sektorit bankar dhe atij pensional mbetën kontribuuesit kryesor në rritjen e gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti gjatë vitit 2016, asetet e sektorit bankar shënuan rritje vjetore prej 7.4 për qind, duke arritur në 3.64 miliardë euro

“Zgjerimi i portofolios së kredive ishte kontribuuesi më i madh në rritjen e aseteve të sektorit bankar. Ky zgjerim reflekton rritjen e vazhdueshme të depozitave të sektorit bankar si burimi kryesor i financimit të aktivitetit kreditues në vend”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/