LAJMI I FUNDIT:

Asetet e sektorit pensional 1.43 miliard euro

Asetet e sektorit pensional 1.43 miliard euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori pensional shënoi rritje vjetore të aseteve prej 15.2 për qind.

“Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional për vitin 2016 arriti në 1.43 miliard euro, që e bënë sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 26.5 për qind të aseteve. Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.


Sipas këtij raporti vlera e arkëtimeve të reja arriti në 152.0 milionë euro. “Në vitin 2015 ishte 138.0 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 10.2 për qind. Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 151.5 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 496.5 mijë euro”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së sektori pensional dyfishoi kthimin në investime duke arritur në 65.3 milionë euro, për dallim nga kthimi prej 29.7 milionë euro në vitin paraprak.

“FKPK realizoi kthim pozitiv në investime prej 64.6 milionë euro, ndërsa FSKP 704.7 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori