LAJMI I FUNDIT:

Arta me një trofe më shumë

Arta me një trofe më shumë

Arta Dobroshi është shpërblyer me çmimin“Barbara Tipple Best Actress” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Televizionit për Femra.

Këtë çmim ajo e fitoi me rolin e saj të mrekullueshëm në filmin “Three Worlds” (“Tre botët”), i cili pati sukses të madh në skenën kinematografike.

Çmimi “Barbara Tipple Best Actress” jepet për artistet femra që të promovohen dhe të zbulohen sa më shumë në skenën humanitare dhe sociale, e mënyra më e mirë për këtë është njohja përmes filmave.


Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Los Angeles, në kinemanë e Quentin Tarantinos, “New Beverly Cinema”. /Telegrafi/