LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse zgjohemi të ënjtur

Arsyet pse zgjohemi të ënjtur

A zgjoheni shpesh apo vetëm ndonjëherë me fytyrë ose duar të ënjtura? Nuk është e çuditshme të vuash nga ënjtja, një problem që mund të jetë i shkaktuar nga shumë arsye, por në më të shumtën e rasteve pa asnjë simptomë tjetër të veçantë e që nuk tregon asgjë të rëndësishme.

-->

Ënjtja në fytyrë 

Ënjtja në fytyrë më së shpeshti vërehet nën sy, por mund të shfaqet edhe rreth buzëve ose diku tjetër. Kur duhet të shqetësoheni?

Enjtja e mëngjesit e fytyrës zakonisht nuk është problem mjekësor, por nëse shfaqet papritmas, dhemb, dhe është e theksuar dhe nuk kalon, e përveç kësaj keni edhe probleme me frymëmarrje ose ënjtja është e përcjellë edhe me skuqje, ethe ose ndjeshmëri, menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut, transmeton Telegrafi.

Mbajtja e ujit

Shkaku kryesor i ënjtjes së mëngjesit në fytyrë, më së shpeshti nën sy, është mbajtja e ujit. Për këtë ka disa arsye – mënyra se si shtriheni në shtrat, për ç’arsye uji mblidhet nën sy, për shkak të nxehtësisë, lagështisë në ajër ose djegieve.

Një arsye tjetër është natriumi i tepërt në ushqim. Shkaku mund të jetë kontracepsioni oral, ilaçet për rregullimin e shtypjes së gjakut, aspirina, penicilina, kortikosteroidet dhe ilaçet josteroide kundërinflamatore (NSAIDs).

Ndryshimet hormonale po ashtu mund të nxisin mbajtjen e ujit në trup. Ato mund të jenë të lidhura me ciklin menstrual, menopauzën ose shtatzëninë.

Edhe mungesa e materieve ushqyese, veçanërisht e vitaminës B dhe proteinave, mund të çojnë deri te edemi, i ashtuquajturi akumulim jonormal i lëngjeve.

Akumulimi kronik dhe i tepruar i ujit mund të sugjerojë për probleme shëndetësore të lidhura me punën e keqe të gjëndrës tiroide, mëlçisë, veshkave dhe zemrës.

Reaksionet alergjike

Ënjtja e fytyrës mund të jetë edhe rezultat i reaksioneve alergjike. Ndoshta keni ngrënë diçka para gjumit ose keni thithur polen. Ndoshta gjatë natës ju ka pickuar ndonjë insekt (merimanga, bleta…).

Shkaqet e tjera të mundshme

Sinusitisi ose konjunktivitisi më serioz, inflamacionet ose infeksionet e membranës rreth syve mund të jenë shkak i fryrjes rreth syve në mëngjes.

Nëse në kohën e fundit keni pasur lëndim ose intervenim kirurgjik kudo në fytyrë, ënjtja mund të ketë lidhje edhe me këtë.

Ënjtja mund të jetë edhe pasojë e infeksionit të fshehur, për shembull, nëse është rreth: buzëve ndoshta është shkak i abscesit të dhëmbëve.

Duart e ënjtura në mëngjes

Duke shtuar konsumimin e produkteve të pasura me lëngje si fruta e perime, duke eliminuar produktet në kuti dhe konservat e ndryshme, dhe duke ulur në minimum kripën gjatë gatimit, mund të ndihmojë shumë në eliminimin e duarve të ënjtura.

Megjithatë, në qoftë se problemi vazhdon duhet të bëhen analiza më të thella për të zbuluar në se problemi i ënjtjes së duarve të mos jetë një sinjal i ndonjë sëmundje më serioze.

Problemet më veshkat, mëlçinë, reumatizma, patologjitë kardiake, problemet e qarkullimit venoz dhe të mikroqarkullimit të jashtëm, janë gjithashtu shkaqe të mundshme të duarve të fryra, transmeton Telegrafi. Këshillohet të shkoni tek mjeku për çdo dyshim.

Ushtrime për duart e ënjtura

1. Bashkoni duart sikur po luteni. Përkulini mirë njëra kundër tjetrës dhe pastaj shtyji gishtat nga jashtë, duke mbajtur pëllëmbët e bashkuara. Përsëriteni ushtrimin 15 herë.

2. Bashkoni prapë duart si më sipër. Duke mbajtur gishtin e madh dhe atë tregues të ngjitur, vërtiti drejt vetes, duke mbajtur të palëvizshëm e të palosur me gishtat e tjerë. Bashkoni gishtat e mëdhenj e tregues me të tjerët dhe pastaj shkëputini. Tani bashkoni treguesit, të mesmit dhe të unazës në mes, drejtoni nga jashtë gishtat e mëdhenj e të vegjël, gjithmonë të bashkuar. Përsëriteni disa herë ushtrimin.

3. Vendosni duart mbi kokë. Bashkoni duart duke ngjitur gishtat, por largoni pëllëmbët sa më shumë të mundeni. Filloni të shkëpusni pak nga pak edhe gishtat, duke mbajtur të lidhur vetëm mollëzat e gishtave. Përsëritni ushtrimin 15 herë e do të shihni që duart tuaja do të shfryhen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori