LAJMI I FUNDIT:

Arsyet kryesore pse duhet të studioni në fushën e teknologjisë informative

Arsyet kryesore pse duhet të studioni në fushën e teknologjisë informative

Nëse keni dëshirë të qëndroni në rrjedha dhe të mësoni gjithmonë gjëra të reja në fushën e gjerë të Teknologjisë Informative, atëherë është e mundur që pasionin tuaj ta ktheni në një karrierë fitimprurëse që ju përmbushë.

Mësoni disa nga arsyet kryesore se përse duhet t’i përmirësoni shkathtësitë tuaja teknologjike dhe si do t’u hyjnë ato në punë.

KENI MUNDËSI TË ZGJEDHNI DREJTIME TË NDRYSHME NË KARRIERË

Teknologjia Informative (IT) ju mundëson të përcaktoheni në një numër karrierash. Mund të bëheni Arkitekt i Rrjeteve, Programmer, Analist i Sistemeve Kompjuterike, Administrues i Databazave, Zhvillues i Aplikacioneve Mobile, Analist i Sigurisë së Informacioneve, Arkitekt i Informacioneve, Zhvillues i Ueb-it, e shumë e shumë profesione të tjera.

Cacttus Education madje ofron studime në Administrim të Rrjeteve dhe Sistemeve dhe Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile.

MUND TË GJESHË PUNË GATI ÇDOKUND

Gati çdo kompani ka nevojë për një ekip të shkathët ekspertësh të kompjuterëve për krijimin dhe mirëmbajtjes e sistemeve të tyre.

Si rrjedhojë mund të gjesh punë gati në secilën industri që kë dëshirë, si për shembull shërbime financiare, qeveri, shëndetësi, ndërtimtari, shitje, hotelieri etj.

MUND TË PUNOSH NË EKIP OSE SI KONTRIBUES INDIVIDUAL

Nëse mendoni se punët në sektorin e IT-së janë punë që kryhen vetëm nga një person, mund të habiteni kur të kuptoni se në fakt puna në sektorin e IT-së është kryesisht një përpjekje ekipore.

Ka gjasë që të punoni së bashku me kolegë në një numër të projekteve ekipore, që ju mundësojnë të merrni iniciativa më të mëdha.

Mos u brengosni nëse keni po ashtu dëshirë të punoni të vetëm nganjëherë, pasi që do të keni shumë mundësi të kryeni detyra e projekte individuale.

E KENI MUNDËSINË TË MËSONI VAZHDIMISHT

Kompanitë janë të vetëdijshme se teknologjia po ndryshon shumë shpejt, prandaj shumë kompani investojnë para në edukimin e vazhdueshëm të punëtorëve të sektorit të teknologjisë informative.

Si rrjedhojë kënaquni duke punuar në një fushë ku ju inkurajojnë të mësoni gjëra të reja vazhdimisht.

JU OFRON NJË KARRIERË ME POTENCIAL TË VAZHDUESHËM NË NGRITJE PROFESIONALE

Sipas statistikave të Zyrës së Punësimit në SHBA, parashihet që shumë punë në sektorin e IT-së të pësojnë një rritje të madhe gjatë viteve 2012-2022.

Sipas statistikave, kërkesa për Analistë të Sistemeve Kompjuterike do të rritet për 25%, kërkesa për Analistë të Sigurisë së Informacioneve pritet të rritet për 37%, dhe një rritje prej 22% do të shënohet në kërkesën e tregut për Zhvillues të Softuerit dhe Aplikacioneve Mobile.

EKSPLORONI ANËN TUAJ KREATIVE

Në fakt, një pjesë e madhe e procesit të punës në sektorin e IT-së varet nga kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve.

Kjo fushë ju pajis juve me mundësinë e veçantë që t’i përdorni shkathtësitë tuaja teknologjike për të arritur tek zgjidhjet inovative të problemeve me të cilat ballafaqohen klientët, kompanitë dhe popullsia në tërësi.

Ju keni mundësinë që t’i përdorni këto shkathtësi për të kontribuar shumë në punë dhe shoqëri.

SHËNDRROJENI TALENTIN TUAJ NË NJË KARRIERË

Si një person me njohuri në fushën e teknologjisë, me siguri keni shfaqur interesim në kompjuterë qysh në moshë të re. Kurse tash-ju keni mundësinë që atë që deri tash e keni pasur vetëm hobi, ta ktheni në një karrierë fitimprurëse.

Çfarë do të ishe më mirë, sesa ta gjeni një karrierë që me të vërtetë ju pëlqen?

Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar dhe trajnime për profesionet më të kërkuara në industrinë e teknologjisë së informacionit.

Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për tregun e punës vendor dhe për gjithë botën.

Vizitoni ueb faqen http://cacttus.education/ për tu informuar më hollësisht në lidhje me programet për studim.